Edukatorja e një çerdheje rezulton pozitiv me COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga edukatoret e një çerdheje në Prishtin ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Kjo gjë i ka alarmuar të gjithë dhe Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, bëri me dije se do të testohen edhe rreth 30 fëmijë.

Mbrëmjen e djeshme u konfirmuan 10 raste të reja me koronavirus në Prishtinë, në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë të dy çerdheve. Ndërsa testit për virusin e rrezikshëm do t’i nënshtrohen edhe rreth 30 fëmijë të tre çerdheve të Prishtinës.

“Sot është testuar një edukatore, po e presim rezultatin. Do të testohen rreth 30 fëmijë”,-ka deklaruar Gashi për Express. Gashi deklaroi se tre çerdhe në Prishtinë po qëndrojnë të mbyllura.

Ndërsa, mbrëmjen e së dielës, me COVID-19 në Kosovë, kanë rezultuar gjithsej 40 persona. Deri më tani numri i të prekurve në vend ka arritur 1234, me gjithsej 890 të shëruar dhe 31 viktima.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Studimi/ Përdorimi i telefonit në tualet rrit rreziqet shëndetësore

Njëherë e një kohë, njerëzit lexonin revista në tualet , në mungesë të tyre, mund të mjaftoheshin me etiketat në shampo...

Cilësia e dobët e gjumit ju bën më të prirur të besoni në komplote

Nga softueri i zbulimit të falsifikimit të thellë tek dialogu jo i polarizuar rreth shkencës , ka shumë mënyra për të mbrojtur veten nga teoritë e konspiracionit. Një nga...

Sinjali misterioz 7 miliardë vite dritë larg arrin Tokën, shkencëtarët s’kanë përgjigje

Një sinjal misterioz ka arritur në planetin tonë nga një pikë e largët e hapësirës, rreth 7 miliardë vite dritë larg, një fenomen që...

Protesta në New York për lirimin e aktivistit pro-palestinez, policia arreston 98 persona

Një grup protestuesish nga organizata Jewish Voice for Peace ka pushtuar hyrjen e Trump Tower në Nju Jork, duke kërkuar lirimin e aktivistit pro-palestinez, Mahmoud Khalil,...

Çfarë kanë të përbashkët albatrosët, luhatjet e bursës dhe lojtarët e futbollit?

Çfarë kanë të përbashkët albatrosët që kërkojnë ushqim, luhatjet e bursës dhe lëvizja e ekipeve të futbollit ? Mund të duket si një kombinim i çuditshëm, por ekziston një element matematikor që lidh këto fenomene: i...

Lajme të tjera

Web TV