test

Lulzim Basha mori atë çfarë deshi. Opozitarizmi jo.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I humburi i madh është ai që kërkon të zgjedhë“.

Kështu është shprehu Ermal Mulosmani në shkrimin e tij këtë të hënë. Për Mulosmani e vërteta ishte krejt tjetër. Ai shkruan se në vend dëgjohet një zhurmë e madhe, kundërshti, tension… Ndërkohë Mulosmani nënvizon faktin se ka mbetur edhe një çështje e fundit…

gj.b/fjala.al

Postimi i plotë

Në Korrik të vitit të shkuar, Partia Demokratike dhe opozita në përgjithësi, dukeshin si një gërmadhë politike. Dorëzimi i mandateve të deputetëve dhe i zgjedhjeve lokale, u konfirmua si një veprim i pamenduar mirë.

Edi Rama, me bekimin e ndërkombëtarëve, bëri atë që as mendja më djallëzore nuk mund ta mendonte: Rekrutoi nga fundi i listave të Opozitës gjithë emrat e mundshëm  dhe i bëri 123 deputetë nga 74 që kishte vetëm si PS. Populli mbeti gojëhapur me cilësinë e deputetëve të rinj dhe sidomos me gatishmërinë e tyre për t’i shërbyer Kryeministrit. E gjendur para këtij realiteti të papritur, Partia Demokratike mori vendimin tjetër absurd, tërheqjen nga zgjedhjet vendore duke i dhuruar kështu 61 bashkitë të përzgjedhurve të Edi Ramës. Pushteti gjyqësor ndërkohë ishte i shkatërruar (Vetingu eliminoi të parët Gjykatat më të larta, atë Kushtetuese dhe të Kasacionit) duke e lënë shtetin  në kontroll total të Kryeministrit.

Si të mos mjaftonte gjithë ky pushtet që nuk e kishte pasë njeri qysh nga kohërat e Enver Hoxhës, të nesërmen e zgjedhjeve Kryeministri Rama nuk shfaqi kurrfarë keqardhjeje apo përulësie. Aspak. Përkundrazi deklaroi se duhet intensifikuar puna e Komisionit Parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikës!

I duhej një gjasme-betejë e re, këtë radhë me mullinjtë e erës, për të vulosur fitoret e arritura deri atëherë!

Presidenti, i vetmi institucion i pakapur akoma nga Kryeministri, u kthye nga sulmi në mbrojtje. Bënte gati dosje ku mundohej të përligjte situatën në të cilën e mori atë vendim. Kryeministri nuk tërhiqej, beteja po ia arrinte qëllimit, po merrte vëmendjen e publikut. Çështja shkoi në Venecia prej ku doli një lojë e re “ka shkelje por jo aq të rëndë sa për ta shkarkuar”. Presidenti i ngratë bënte dosje dhe shkonte në Komisione, të Venecias apo të Ulsiut për të dhënë llogari e Rama argëtohej nga cirku që kishte konceptuar vetë….

Parlamenti qesharak dhe zgjedhjet e Qershorit nuk diskutoheshin më.

Gjithë puna ishte të shpëtohej Presidenti!

Mirëpo kjo situatë absurdi nuk mund të zgjaste pafund. Është e pamundur të synosh integrimin në Evropë me një Parlament dhe zgjedhje moniste, pa Gjykatë Kushtetuese e Kasacioni, pa Kontroll Shteti etj. Refuzimi i hapjes së negociatave në Tetorin e 2019-ës u shoqërua me kushte për Shqipërinë, një ndër të cilat ishte Reforma Zgjedhore. Parlamenti Gjerman u kërkoi faktorëve kryesorë politikë, parlamentarë ose jo, të uleshin e të bënin një Reformë Zgjedhore…

Ky ishte edhe momenti i kthesës për Opozitën. Integrimi në Evropë i kërkonte Edi Ramës të konsideronte edhe rreth 600-700 mijë shqiptarët votues të Opozitës, dhe bashkë me përfaqësuesit e tyre të ulej në bisedime për hartimin e Kodit Zgjedhor të ri.

Lulzim Bashës iu dha një mundësi e re për t’u tërhequr nga braktisja e institucioneve. Kauza 10 mujore përfundoi me ulje në një tryezë politike, të quajturin Këshill Politik. Misioni ishte Reforma Zgjedhore që do aplikohej në zgjedhjet e 2021-shit.

Këtu mbaroi edhe bojkoti institucional opozitar duke vënë vulën e dytë të fitoreve të deriatëhershme të Edi Ramës.

Lulzim Basha dhe aleatët ishin të fokusuar në procesin zgjedhor, mostjetërsimin e votës. Gjithë energjia opozitare u fokusua në këtë drejtim. “Gogoli” Rama duhej parandaluar të vidhte sërish zgjedhjet. Dukej sikur Kryeministri kishte aftësi magjistari, koperfildiane: “ti voto si të duash, Rama do i vjedhë, duhen garancitë zgjedhore”. Në rrjetet sociale militantët apo komentatorët politikë afër PD-së të quanin naiv nëse kërkoje ndryshimin e sistemit. “Po bën lojën e Edi Ramës. Çdo devijim i diskutimit te sistemi zgjedhor është naivitet. Nuk është sistemi por vjedhja e votës çështja”…

Lexo edhe :  Veliaj me socialistët: Sot jetojmë në ditët më të mira të Tiranës dhe të Shqipërisë

E vërteta ishte krejt tjetër.

Edi Rama është mbështetësi kryesor politik i këtij sistemi. Ai e solli atë në 2008-ën dhe nuk i ka dalë hiç keq. Përmes “ listave të mbyllura”, me të ashtuquajturin “Sistemi i Kryetarit”, ai sjell kë të dojë në Parlament dhe eleminon presionin nga Partitë e vogla. Jo vetëm kaq por votat e partive të vogla u shkojnë të mëdhave. Në 2017-ën, Edi Rama mori me 48% të votave 74 deputetë ose 53% të deputetëve. Ose më saktë 7 deputetë më shumë se ç’i takonin. Pra, merr cilësinë dhe sasinë që dëshiron. Çdo fjalë e dikujt kundër sistemit aktual është në fakt kundër Edi Ramës. Rama si mjeshtër politik, nuk flet fare kundër listave të hapura. Ia ka lënë këtë detyrë Bashës. Nuk i ka dalë keq. Ia kanë kryer mjaft mirë opozitarët këtë kauzë antipopullore, gazeta Exspress.

Sa herë që ka nevojë për kompromis të madh Rama hedh një shashkë të madhe, që, kur të tërhiqet prej saj të krijojë përshtypjen e një toleranti, njeriu të kompromisit, të sakrificës. Ai propozoi depolitizimin e Komisioneve Zgjedhore si një rekomandim të OSBE-së. Në një Republikë Parlamentare, të ekuilibruar, me pushtete gjyqësore funksionale dhe administratë të depolitizuar, propozimi i Kryeministrit do të ishtë për t’u lavdëruar. Por në Autokraturën Shqiptare, vendin e “çunave problematikë” apo “mësuesve që fluturojnë nga puna” nëse nuk e  votojnë Partinë, ky propozim ishte i tmerrshëm!

Partia Demokratike u fut në brazdën që kërkonte Rama. Duhej kundërshtuar me çdo kusht ky propozim diabolik. Le të vjedhin para ditës së votimit por, të paktën, mos të na vjedhin atë ditë me komisionerë të ashtuquajtur “të depolitizuar”. Të depolitizuarit gjenden në Norvegji, mundet edhe në Shqipërinë e ardhshme por tani kjo është thjesht fantazi, shkruan Ermal Mulosmani.

Zhurmë e madhe, kundërshti, tension… Ka mbetur edhe një çështje e fundit…

Më në fund u dha sihariqi! Rama pranoi, nuk do jenë mësuesit apo juristët e tij (administratës) ata që do të numërojnë votat, do i numërojmë së bashku, si gjithmonë! Ca të mitë e ca të tutë.

Për ata që duan të zgjedhin (votuesit) nuk ka lajme. Ata do të votojnë listat e Kryetarit sipas renditjes që ka miratuar ai paraprakisht. Asnjë retushim i vogël nuk është i mundur. Ato janë Kutia e Pandorës për votuesit.

Deputetët do të jenë disa kukulla servile të tipit lepepeqas.

Lulzim Basha dhe Edi Rama fituan. Të parit nuk ia përmend më njeri djegiet e mandateve të deputetëve e as dorëzimin e pushtetit lokal. Gjithçka do harrohet dhe do fillojmë nga e para. “A e kam emrin në listë” do jetë preokupimi i vetëm i kundërshtarëve të tij të sotëm…

I fituari i madh është Rama sigurisht. Ai i çertifikoi gjithë pushtetet e dhuruara para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, nuk dha praktikisht asgjë të rëndësishme nga ato që i dhimbnin dhe doli si njeriu i tolerancës.

I humburi i madh është ai që kërkon të zgjedhë.

Të fundit

Gara e Splitit në Kroaci/ Piloti shqiptar renditet në vendin e dytë

Piloti Gentjan Shaqiri arriti të marrë vendin e dytë me makinën e tij “Formula 3”, në Split të Kroacisë. Në...

“Minimumi jetik 200 euro, pensionet 100 euro”/ Dilaveri: Hendeku i thelluar

Eksperti i ekonomisë, Flobens Dilaveri, ka komentuar lidhur me pensionet dhe situatën në të cilën ndodhet shteti. Sipas Dilaverit, minimumi jetik është 200 euro, ndërsa...

Temperaturat e larta shkaktojnë viktimën e parë në Shqipëri

Një 80-vjeçar është gjetur pa shenja jete në anë të rrugës nacionale Roskovec-Berat. Bëhet me dije se i moshuari është Abaz Metaj dhe nga verifikimet...

Ankesa për votim të paligjshëm në zgjedhjet amerikane

Ish Presidenti Donald Trump, i cili pritet të jetë kandidat i Partisë Republikane në garën për Shtëpinë e Bardhë, thotë se njerëzit po votojnë...

Biden lehtëson rrugën për shtetësi rreth 500.000 çifteve në amerikë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka prezantuar të martën një prej përpjekjeve më të mëdha për t’ua lehtësuar rrugën drejt shtetësisë qindra mijëra migrantëve në...

Lajme të tjera

Web TV