Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Pensionet/Ulen vitet e kontributeve, ja kush përfiton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritet mosha mesatare e pensionistëve. Koço Broka: Në vitin 2019 zbriti në 29,5 vite koha e sigurimit të detyrueshëm për të dalë në pension

Ulet me 6 muaj periudha e sigurimit të detyrueshëm për të marrë pension pleqërie. Periudha mesatare kontributive për pensionet e reja të pleqërisë të lidhura gjatë vitit 2019 ishte 29,5 vjet. Deri tani periudha kontributive ishte 30 vjet. Llogaritja e mesatares së viteve kontributive dhe kohës së përfitimit është përllogaritur nga eksperti i ekonomisë, Koço Broka.

“Periudha mesatare kontributive për pensionet e reja të pleqërisë të lidhura gjatë vitit 2019 ishte 29,5 vjet, ndërsa koha mesatare e gëzimit të pensionit për pensionet e mbyllura të pleqërisë gjatë po këtij viti ishte mesatarisht 22,8 vjet.” – thotë Broka.

Sipas tij, ky është tregues domethënës sociale dhe ekonomike, jo vetëm për individët, por edhe për ekonominë shqiptare, sidomos gjatë kësaj dekade kur pritet të thellohet deficiti i sigurimeve shoqërore, për efekt të faktorëve demografikë.

Pensioni i pleqërisë

Sipas tabelës së përgatitur nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore mosha e daljes në pension për burrat për periudhën nga 01.01.2020 deri në 31.12.2020 është 63 vjeç për kategorinë e parë dhe 65 vjeç për kategorinë e dytë dhe të tretë.

Ndërsa për të njëjtën periudhe për gratë është 58 vjeç për kategorinë e parë dhe 61 vjeç për kategorinë e dytë dhe të tretë. Sipas ligjit në fuqi, përfitojnë pension pleqërie personat që kanë moshën dhe periudhat e sigurimit dhe nënat që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë mbi 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet periudhë sigurimi. Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë.

Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar ne moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social.

Shtesa do të jetë 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë historisë së tij kontributive. Sipas ligjit shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

Pension i reduktuar

Pension pleqërie të reduktuar përfitojnë personat që kanë periudha sigurimi kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension dhe nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës, ose të vetëpunësuar. Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit.

Sipas ligjit në fuqi, ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit.

Koeficienti i reduktimit është 0.6 % në muaj. ISSH bën të ditur se në qoftë se një përfitues kërkon pension të reduktuar 20 muaj para mbushjes së moshës për pension të plotë pleqërie, nga pensioni i plotë mujor i llogaritur, që mund t’i caktohet 24.000 lekë, do t’i zbritet 12% (që del nga prodhimi i 20 (muaj) që e ka përfituar më shpejt pensionin e pleqërisë me 0,6%, që është koeficienti i miratuar).

Rikthehen urbanët më 15 qershor, masa shtesë kundër COVID-19

S’lejohet pa maska, punë me 70% të kapacitetit të lejuar

Transporti urban do të nisë punën në 15 qershor. Asnjë pasagjer nuk do të lejehet në autobus pa maskë, dhe mjetet do të funksionojnë me 70 % të kapaciteteve. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila ka dhënë edhe detajet kryesore përmes të cilave do të rifillojë ky aktivitet kaq i rëndësishëm.

Lexo edhe :  Balla mbron pr/ligjin për anulimin e gjobave: Opozita duhet të mbështesë qytetarët

Në funksion të ruajtjes së distancave ndërmjet pasagjerëve, çka konsiderohet si shumë e rëndësishme nga ISHP, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes CODIV-19, automjetet e transportit publik do të funksionojnë me 70% të kapacitetit të tyre të lejuar. Ndërsa të gjithë pasagjerët, si dhe personeli i shërbimit do të duhet të jenë të pajisur me maska. Transporti publik u pezullua me vendim qeverie në fillim të muajit mars të këtij viti, pas nisjes së pandemisë COVID-19.

Rifillimi i punës së transportit publik, pritet të shoqërohet me masa të forta sigurie, si dhe me kontrolle rigoroze nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Policisë së Shtetit.

Burime nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës informojnë gjithashtu se në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave dhe pushtetin vendor, si përgjegjës i transportit urban, janë studiuar disa masa mbështetëse për rimëkëmbjen e sektorit të transportit, i goditur jo pak si pasojë e pandemisë COVID-19.

Ndërkohë operatorët e këtij tregu i kërkojnë qeverisë ndërmarrjen e një sërë masash për shpëtimin e tyre nga falimentimi. Shoqata kërkon uljen e akcizës së karburantit, pasi, sipas shoqatës, nafta zë dhe shpenzimin kryesor në sektorin e transportit, me 70% të totalit dhe blihet me një çmim të papërballueshëm nga operatorët.

Përmes një kërkese drejtuar institucioneve shtetërore, ata propozojnë lehtësimin e barrës financiare në këtë drejtim duke kërkuar heqjen e akcizës së naftës për sektorin e udhëtarëve, njohjen në blerje të TVSH-së së naftës si të zbritshme në vlerën 100%, që aktualisht është 43% e shitjeve, si dhe zbritjen e pragut të TVSH-së në shitje, sikurse e kanë hotelet.

Sipas shoqatës, numri i të punësuarve në sektorin e transportit të udhëtarëve,  vetëm në subjektet që janë pjesë e shoqatës, është mbi 2300 persona. Pjesë e kësaj shoqate janë 10 linja urbane dhe 75% e linjave ndërqytetëse në segmentin e veriut të Shqipërisë, duke përfshirë Qarkun Tiranë, Durrës, Dibër, Kukës, Shkodër dhe Lezhë.

Financimi i projektit i përllogaritur rreth 600 milionë dollarë

Ndërtimi i Skavicës, Konfindustria mbështet nismën e qeverisë

Konfindustria mbështet nismën e shpallur së fundmi nga ekzekutivi për ndërtimin e HEC-it të Skavicës nëpërmjet mënyrës së financimit publik të drejtpërdrejtë.  Projekti i HEC-it të Skavicës është me përfitim ekonomik të qartë, rikthim të sigurt të financimit dhe me ndikim pozitiv në gjithë prodhimin e energjisë të kaskadës së lumit Drin.”

Financimi i projektit, i përllogaritur të HEC-it të Skavicës në afër 600 milionë dollarë, është i mundshëm të garantohet nga buxheti i shtetit edhe në kushtet e vështira të sotme, pas pasojave të rënda ekonomike të epidemisë COVID-19 dhe tërmetit të 26 nëntorit 2019, për arsye të shtrirjes në disa vite të ndërtimit të veprës dhe shkallës së lartë të efektivitetit të investimit.” – thuhet në njoftimin e Konfindustrisë, e cila vlerëson se vendimi për ndërtimin me financim nga buxheti i shtetit duhet të zgjerohet edhe në projekte të tjera në sektorët strategjikë.

“Mënyra e mësipërme e financimit është e mirëpritur si alternativë më efektive në interesin publik, krahasuar me mjaft projekte problematike, të papërligjura ekonomikisht dhe mundësi të larta korrupsioni dhe subjektivizmi, si PPP/partneritetit publik-privat, koncesioneve etj. të përdorura në shumicë deri tani.” -thuhet në njoftim.

Konfindustria vlerëson se financimi publik i veprave të mëdha në sektorët strategjikë duhet të zgjerohet edhe si bashkëpunim ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës si nxitës i krijimit të tregut kombëtar. Gjithashtu, financimi në infrastrukturë dhe sektorë strategjikë është mjet i rëndësishem i praktikuar në shtetet e zhvilluara për zbutjen e pasojave të krizave ekonomike, sikurse po përballet ashpër Shqipëria dhe Kosova.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Atalanta e papërmbajtshme, “bergamaskët” mposhtin Milanin dhe marrin kreun e Serie A

Milani ka pësuar disfatë 2-1 në udhëtim te Atalanta pas shtatë ndeshjeve pa humbje. Pas vetëm 12 minutash lojë, Charles...

Scholz mohon përfshirjen në skandalin e mashtrimit ”Cum-Ex”

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka mohuar edhe një herë përfshirjen në skandalin e mashtrimit “Cum-Ex”. Duke u paraqitur për herë të tretë përpara komitetit parlamentar...

Avokati Beqiri zbulon detajet: Goditja ndaj Metës është mesazhi i fuqishëm se…

Arrestimi i Ilir Metës, sipas avokatit Idajet Beqiri, është një ogur i mirë dhe çështja u shndërrua në një gëzim kombëtar. Avokati Beqiri u shpreh...

I tha të gjitha në intervistën me Arbanën, pas komenteve në rrjet, reagon Xhensila

Në një postim të fundit, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ndau disa mendime pas intervistës së saj emocionuese që dha një ditë më parë...

A do rikthehesh në politikë? Ish-presidenti Topi habit me përgjigjen e tij

Bamir Topi kritikon në një emision televiziv perceptimin e gabuar të politikës si një sport fizik, duke theksuar mungesën e rregullave të lojës dhe...

Lajme të tjera

Web TV