Kategoria Superiore ka hyrë në fazën e katër dhe të fundit të saj dhe tashmë gjërat bëhen më të qarta. Flamurtari dhe Luftëtari kanë rënë zyrtarisht nga kategoria, ndërkohë që pritet konfirmimi i Tiranës si kampione dhe ekipet që do të shoqërojnë atë së bashku me Kukësi në garat për kompeticionet europiane.
Ndërkohë që është publikuar dhe kalenderai për javën e 29-të e cila do të luhet në dy ditë.
Java e 29-të hap siparin të dielën e ardhshme në orën 17:00 me duelin Partizani-Luftëtari, e cila do të jetë ndeshja e vetme në këtë ditë. Ndërsa 4 sfidat e tjera Kukësi-Flamurtari, Skënderbeu-Laçi, Vllaznia-Bylis dhe Teuta-Tirana.
Java e 29-të e kategorisë Superiore:
E diel, 14 qershor
Partizani- Luftëtari 17:00
E hënë, 15 qershor
Ora 17:00
Kukësi-Flamurtari
Skënderbeu-Laçi
Vllaznia-Bylis
Ora 20:00
Teuta-Tirana
/E.B./Fjala.al