Armë dhe municione luftarake në banesë, prangoset 56-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia e Bulqizës, pasi mbante armë zjarri dhe municione luftarake në banesë.

Pas hekurave ka përfunduar shtetasi R. R., banues në fshatin Tërnovë, Bulqizë.

Sipas burimeve zyrtare, gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur: një kallashnikov, tri arka metalike me 600 fishekë, 19 kapsolla elektrike, 280 kapsolla detonatorë dhe 110 m fitil zjarrpërcjellës.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burg deri në 7 vjet./E.B./Fjala.al

Të fundit

Si ta kuptosh nëse je i/e mirë në shtrat?

Si fillim, ekspertët theksojnë se trajtimi i seksit si një akt ku ka rëndësi performanca mbi gjithçka është shumë...

Analiza: Ja si mund të ndihmojë Shqipëria Ukrainën në përballimin e sulmeve ruse

Në muajin shkurt presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Ballkanit Perëndimor të prodhojnë bashkërisht armatime. A mund të ndihmojë rajoni dhe a janë në...

Një në tre gjermanë i pakënaqur me ndryshimin e orës

Në Gjermani vetëm një e treta e qytetarëve besojnë se kalimi në orën verore ka një ndikim negativ në shëndetin e tyre, sipas një...

Kur do të zhvillohet/ Shtyhet mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës

Është shtyrë mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës pas tensioneve të krijuara në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Përplasjet në sallë erdhën pasi...

Sondazhi: 80% e të pyeturve mendojnë se java e punës me katër ditë përmirëson balancën

Një javë me vetëm katër ditë pune mund të sjellë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës personale. Një sondazh i zhvilluar nga...

Lajme të tjera

Web TV