Bledi Çuçi: Qytetarët të mos blejnë produkte që nuk kanë vulën e AKU-së,

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, ka thënë sot se shqiptarët nuk duhet të blejnë produkte që nuk kanë vlerën e sigurisë së AKU-së.

Në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News 24”, ai tha se produktet e prodhuara në Shqipëri janë të sigurta, por shtoi se kurrsesi nuk duhen marrë ato që nuk janë të kontrolluara dhe nuk kanë marrë aprovimin e AKU-së.

“Çdo produkt do të regjistrohet. Duhet menduar edhe për riorganizimin e AKU-së. 49 teste të reja këtë vit janë akredituar . Gjithë shërbimi i vendit do të ketë shërbim veterinar. Ne nuk duhet që të blejmë produkte që nuk e kanë vulën e autoritetit shtetëror. Synimi ynë është që të arrijmë tregjet e BE, ku ende nuk jemi të dëshiruar.

Produktet Made in Albania janë të sigurta. Nuk duhen blerë produkte që nuk e kanë vulën e AKU-së. Eksportet e fruta-perimeve janë rritur me 10 për qind. Tregjet e huaja kërkojnë më shumë domate nga Shqipëria. jemi ekspertuesi numër një i luleshtrydheve në rajon. Fermerët janë duke aplikuar online për subvencionet. Do ndihmohet edhe sektori i bletarisë. Jemi në proces të shqyrtimit të aplikimeve”,-u shpreh Çuçi.

Më tej ai theksoi se të gjithë duhet të punojnë për një siguri më të madhe ushqimore në Shqipëri.

“Ne kemi një program të përbashkët me BE dhe unë kam, nënshkruar kontratë me autoritetin irlandez e finlandez të ushqimit, që të mund të ngremë kapacitete, në rritjen e forcës ndëshkuese, por edhe zhvillimin e prej një viti te AKU. Kjo sepse AKU ka si pjesë të saj edhe një pjesë të autoriteteve të disa vendeve të BE. Zoti Soreca dha mesazhe e ishte me mua, për shkak se ishte përfaqësues i unionit. Data 7 qershor është dita e Sigurisë Ushqimore. Të gjithë duhet të kontribuojmë për të pasur një ushqim të sigurt. AKU bashkëpunon me institucione ndërkombëtare”,-tha ministri.

Lexo edhe :  Rama për SPAK: Pse nuk thirri Dumani ndonjë politikan gjithë ato vite që ishte prokuror?

Ndërsa i pyetur nëse pandemia e koronavirusit ka goditur apo jo bujqësinë, Çuçi tha se sektori që ai drejton nuk ka pësuar goditje të madhe.

“Ne jemi në rritje në të gjithë sektorin e sidomos në rritje jemi në sektorin e fruta –perimeve. Bujqësia nuk është goditur rëndë. Sektori i bujqësisë po njeh zhvillim”, -deklaroi ai.

Sipas ministrit të Bujqësisë, për Reformën Zgjedhore, maxhoranca lëshoi pe për të mirën e shqiptarëve.

“Ne kemi arritur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore për Shqipërinë. Ne kemi edhe skemën e depolitizimit të administratës zgjedhore. Ne kërkojmë ta zbatojmë depolitizimin e Komisioneve Zgjedhore pas zgjedhjeve të vitit 2021. Kemi toleruar, në mënyrë që të krijojmë një klimë, që është në favor të shqiptarëve. Kemi lëshuar pe që të ecim përpara. Teknologjia në zgjedhje ishte kërkesë e opozitës. Identifikimi elektronik është shumë i mirë për të shmangur krimin elektoral. Besoj se shumë shpejt do të miratohet Reforma Zgjedhore”,-u shpreh ndër të tjera Bledi Çuçi.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Çfarë hëngrën astronautët për kaq shumë muaj të bllokuar në Hapësirë?

Astronautët që ishin bllokuar për më shumë se nëntë muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më në fund janë kthehen në...

Zyrtarisht në Pranverë/ Rëndësia dhe kuptimi shpirtëror i ekuinoksit të sotëm

Ekuinoksi i pranverës, i njohur gjithashtu si ekuinoksi vernal, ndodh çdo vit kur dielli përshkon ekuatorin qiellor, duke kaluar nga Hemisfera Jugore në Hemisferën...

Shpallet vendi më i lumtur në botë! Ja ku renditet Shqipëria

Finlanda kryeson listën e vendeve më të lumtura në botë për të tetin vit radhazi. Sipas Raportit Botëror të Lumturisë 2025, vendet e tjera...

Kaloi 9 muaj në Hapësirë,mjekët të shqetësuar për shëndetin e astronautes Sunita Williams

Mjekët kanë shprehur shqetësimin e tyre për shëndetin e Sunita Williams pasi ajo u shfaq dukshëm e dobësuar dhe e rraskapitur në një foto...

Ushqimet që ju ndihmojnë të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme dhe pa pasur uri

Një dietë e larmishme është çelësi për të humbur peshë dhe për të ruajtur shëndetin. Humbja e peshës nuk duhet të jetë e vështirë,...

Lajme të tjera

Web TV