Pronat në bregdet/Gati tapitë për 16500 parcela, ja kush përfiton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazeta “Fjala” zbardh tarifat e Kadastrës, Artan Lame: Certifikata pronësie për tokat bujqësore të shpërndara më 1991

Agjencia e Kadastrës nis procesin e regjistrimit të tokave bujqësore në bregdet. Janë në total 16500 pronarë që do pajisen me tapi për tokën që kanë marrë në vitin 1991, me ligjin 7501.

Një grup i posaçëm pune nga Tirana do të ndjekë procesin e regjistrimit dhe pajisjes me certifikatë pronësisë të tokave bujqësore në tetë zonat kadastrale të Bregdetit të Jugut. Procesi filloi dje me Palasën, Dhërmiun, Vunoin, Lukovën, Gjilekën, Iliasin, Himarën dhe Nivicën.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame, gjatë një konference për shtyp, ku deklaroi se regjistrimi i pronës në Jug, është operacioni më i madh kadastral i ndërmarrë nga shteti shqiptar në atë zonë.

“Ky proces do të trajtojë rreth 16500 pasuri private, kryesisht toka të përfituara me AMTP (përmes ligjit 7501/1991), shtëpitë e vjetra tradicionale, objekte në proces legalizimi, prona të vjetra, objekte të privatizuara, etj.” – tha Lame.

Gjithashtu, procesi do të trajtojë edhe rreth 5200 pasuri shtetërore, kryesisht prona të institucioneve publike, vepra infrastrukture, kullota, pyje. Prej tij do të përfitojnë rreth 8000 banorë, rezidentë apo të emigruar të këtyre zonave.

“Gjatë 26 vjetëve që funksionon procesi i regjistrimit fillestar, ky proces ka filluar 2 herë dhe pastaj është braktisur pa u përfunduar. U premtojmë të gjithë banorëve të këtyre zonave, se kësaj radhe shteti shqiptar do ta çojë deri në fund këtë proces.” – tha Lame.

Regjistrimi

Procesi i regjistrimit të pronave do të kryhet dhe monitorohet nga ekipet tona, të dërguara nga Tirana. Kreu i Kadastrës tha se puna do të drejtohet nga Tirana, për shkak të ekspertëve që janë në drejtorinë qendore.

“E bëjmë këtë edhe për shkak të ekspertizës më të mirë, e cila është e grumbulluar pikërisht pranë Drejtorisë së Përgjithshme, këtu në Tiranë, por edhe për shkak të shmangies së konfliktit të interesit midis punonjësve lokalë, si edhe për të mos përfshirë në këtë proces një drejtori rajonale, e cila, për fat të keq, muajt e fundit ka shfaqur problematika të mbartura e të mahisura prej vitesh.” – tha Lame.

Problematikat kryesore që janë hasur gjatë periudhës përgatitore, grupi i punës është ndeshur me akte pronësie të mbivendosura nga dy, e nga tre, e nga katër herë; janë ndeshur me dokumente të falsifikuara; me presione nga më të ndryshmet; me vendime komisionesh, me vendime gjykatash, me vendime kthimi pronash, të gjitha problematike; me zhdukje, me fshehje, dhe me manipulim dokumentacioni, të cilat do të zgjidhen me nisjen e procesit të regjistrimit.

Kreu i Kadastrës kërkon bashkëpunimin e banorëve për ta përmbyllur sa më parë procesin. “Nga banorët e Bregut kërkoj vetëm dy gjëra: besim dhe bashkëpunim. Besim në procesin dhe në vullnetin tonë për ta kryer atë dhe bashkëpunim me punonjësit tanë, për të ofruar të gjithë dokumentacionin e kërkuar dhe për të plotësuar të gjitha kërkesat tona.” – tha Lame. Sipas Lames, siguria juridike që do të krijojë ky proces, do të çojë në uljen drastike të konflikteve të pronës gjatë gjithë zonës.

Tokë me 7501

Përfitojnë kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore subjektet që plotësojnë njëkohësisht kushtet: janë përfitues të tokës në pronësi ose përdorim, sipas akteve nënligjore që kanë rregulluar marrëdhëniet juridike të ndarjes apo dhënies në përdorim të tokës bujqësore të vitit 1991 e në vazhdim.

Subjekte përfituese janë edhe: a) Punonjësit e ish-ndërmarrjeve bujqësore më 01.08.1991, gjendja civile e të cilëve u është transferuar në fshatin ku gjendet toka objekt i kalimit në pronësi, pas datës 01.08.1991; b) personat që nuk kanë qenë punonjës të ish-ndërmarrjeve bujqësore, por kanë qenë banorë të fshatit ku gjendet toka bujqësore, objekt i kalimit të pronësisë, sipas regjistrit të gjendjes civile më 01.08.1991; c) personat që u është hequr e drejta e pronësisë me krijimin e ish-kooperativave bujqësore apo ish-ndërmarrjeve bujqësore ose trashëgimtarët e tyre.

Gjithashtu, përfitues janë edhe personat që nuk kanë përfituar tokë bujqësore në territorin e ndonjë ish-kooperative apo ish-ndërmarrjeje bujqësore tjetër dhe deri në 6 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë paraqitur kërkesë pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për t`u pajisur me AMTP për tokat e ish-kooperativave bujqësore apo ish-ndërmarrjeve bujqësore, pavarësisht nëse janë pajisur ose jo me aktin e marrjes së tokës në përdorim. Përfitojnë personat që janë përdorues faktikë të tokës bujqësore.

Toka që kalohet në pronësi, pa shpërblim, duhet të përmbushë njëkohësisht këto kushte:

  1. a) t’i përkasë njërit prej zërave të tokës bujqësore;
  2. b) të mos jetë pronë private e të tretëve;
  3. c) të mos jetë objekt i formave të kompensimit fizik, sipas legjislacionit në fuqi për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave;
Lexo edhe :  Zgjoheni në mëngjes dhe ndizni direkt një cigare? Ja nga çfarë sëmundje po vuani

ç) të mos jetë zënë nga ndërtime pa leje të të tretëve apo të vetë subjektit kërkues;

  1. d) të mos jetë objekt i investimeve strategjike, sipas legjislacionit në fuqi për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë.

Regjistrimi i aktit të marrjes së tokës në pronësi

Akti i marrjes së tokës në pronësi, i përfituar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, i paregjistruar në regjistrin e pasurive të paluajtshme, nuk i nënshtrohet verifikimit të vlefshmërisë nga ASHK-ja. Ai regjistrohet në regjistrin e pasurive të paluajtshme, nëse plotësohen njëkohësisht kriteret e mëposhtme:

1) Përfituesi i AMTP-së ka qenë i legjitimuar për të përfituar tokë sipas akteve ligjore e nënligjore për ndarjen e tokës bujqësore ose, edhe nëse nuk ka qenë i legjitimuar, ka përfituar tokën, për të cilën i është hequr pronësia atij apo trashëgimlënësit gjatë krijimit të ish-kooperativës apo ish-ndërmarrjes bujqësore;

2) Përfituesi i AMTP-së ka marrë tokë në territorin e vetëm një ish-kooperative ose ish-ndërmarrjeje bujqësore;

3) Toka për të cilën është lëshuar AMTP-ja nuk ka qenë “truall”, “vepër e infrastrukturës publike”, “rërë bregdetare”, “plazh” ose “sipërfaqe ujore”, në kohën e lëshimit të aktit.

Kërkesa për regjistrim dhe kamatëvonesa

  1. Çdo person, mbajtës i titullit të pronësisë apo i një të drejte reale, të detyrueshme për regjistrim, sipas dispozitave të Kodit Civil, apo të ligjit të veçantë, duhet të paraqesë kërkesë për regjistrimin e titullit, brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  2. Nëse kërkesa për regjistrim paraqitet tej afatit 30-ditor, kërkuesi, përveç tarifës së regjistrimit, për çdo ditë vonesë, duhet të paguajë edhe kamatëvonesë, tё barabartë me 10% e tarifës së regjistrimit, por jo më shumë se 300000 lekë.
  3. Përjashtimisht, për regjistrimin e pasurive që trajtohen nga legjislacioni për çështjet e pronësisë, drejtoria vendore zbaton procedura të posaçme, të parashikuara në këtë ligj, legjislacionin përkatës dhe në aktet nënligjore në zbatim të tyre.

Regjistrimi i tokës dhe shitblerja, tarifat e reja në zyrat në Kadastrës

Zbardhen tarifat e shërbimeve në zyrat e Kadastrës. Janë 65 shërbime që do të ofrojnë zyrat e Kadastrës, që nga regjistrimi i pronës e deri te dhurimi, shitblerja, nga 5 mijë lekë deri në 25 mijë lekë. Regjistrimi i titujve dhe akteve të tjera janë rregulluar në një kapitull të posaçëm të ligjit për Kadastrën.

Sipas ligjit, kontrata e shitjes për një pasuri të paluajtshme regjistrohet në seksionin përkatës të kartelës kadastrale, pas verifikimit të elementeve të formës e të përmbajtjes së aktit noterial, të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Pronari që kryen transaksion me pronën duhet të paguajë tarifën e shërbimit, e cila gjendet në tabelën që publikon gazeta.

Në ligj është parashikuar edhe kontrata e dhurimit të pasurisë, e cila regjistrohet sipas të njëjtave rregulla që parashikohen në këtë ligj për regjistrimin e kontratës së shitjes.  Kontrata e dhurimit regjistrohet vetëm kur: a) bëhet me akt noterial; b) përmban të gjitha elementet e parashikuara në këtë ligj, si dhe kërkesat e legjislacionit për noterinë; c) ekziston i shprehur qartë jo vetëm vullneti i dhuruesit për kalimin e pronës së identifikuar, por edhe vullneti i pranuesit për ta pranuar atë (me përjashtim të rasteve kur përfitues është shteti).

Në ligj është parashikuar edhe regjistrimi i pasurisë në bashkëpronësi dhe pas pjesëtimit. Sipas ligjit, kur prona është në emër të disa bashkëpronarëve dhe në aktin e krijimit të bashkëpronësisë nuk përcaktohen raportet e pjesëve takuese, këto pjesë prezumohen të barabarta.

Në çdo rast, akti noterial ose vendimi i gjykatës që pjesëton pasurinë takuese përmban: a) emrat dhe identitetet e bashkëpronarëve, siç janë të renditura në kartelën kadastrale; b) të dhënat e pasurisë, sipas hartës kadastrale; c) pjesët takuese në përqindje, në metra katrorë, si dhe pozicionin fizik në hartë për secilin bashkëpronar; ç) hartën e re që përftohet pas dakordësimit nga ndarja; d) elemente të tjera që kërkon ligji për noterinë.

Vendimet e gjykatës

Regjistrimi i fitimit të pronësisë mbi një pasuri të paluajtshme në bazë të vendimit gjyqësor të formës së prerë për fitimin apo kalimin e së drejtës së pronësisë apo të aktit të një organi administrativ, bëhet nga drejtoria vendore. Nëse nuk plotësohen kushtet e sipërpërmendura, Drejtoria e Përgjithshme vendos refuzimin e kërkesës për regjistrim.

 

l.m/Fjala.al

Të fundit

Merr flakë apartamenti në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë

Një apartament në "Zog të Zi" në Tiranë është përfshirë në flakë paraditen e sotme. Zjarri është izoluar ndërsa raportohet vetëm...

“Romancat fitojnë”/ Rikja ironizon çiftet në BBV3: S’kam ardhur këtu të bëj pllaq-plluq

Edhe në këtë edicion të tretë të “Big Brother VIP”, çiftet kanë arritur që të marrin një vëmendje të madhe nga publiku. Megjithëse tashmë...

Fabrika false e parave i bën gjëmën bizneseve, hedh në treg shumën marramendëse

Katër burra prodhuan monedha të falsifikuara me vlerë të madhe në dollarë. Ky është një nga rastet më të mëdha të zbuluara të tridhjetë...

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i (VIDEO)

Ai është njëri nga rap-artistët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për Ledri Vulën, i cili tashmë shquhet për hitet që ka...

Java e pashkës katolike/ Besimtarët përgatisin vezët e kuqe

Kjo është java e shenjtë e besimtarëve katolikë që kulmon të dielën e pashkës. Kjo e enjte shënon ditë e parë të treditëshit të...

Lajme të tjera

Web TV