PSG “shkarkon” Thiago Silva… Tani Milani dhe Everton mund të ëndërrojnë

Mbrojtësi qendror i “Seleçao” do të duhet të gjejë një fanelë tjetër dhe admiruesit nuk mungojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas 8 vitesh aventura e Thiago Silva te skuadra franceze e PSG ka marrë fund. Drejtori i klubit parizien, braziliani Leonardo ishte parashikuar se do të thërriste brazilianin 35-vjeçar për të konfirmuar gatishmërinë e tij për të mos zgjatur kontratën që skadon në 30 qershor. Por edhe pse u shty, takimi mbetet në axhendë.

Në këtë pikë mbrojtësi qendror i “Seleçao” do të duhet të gjejë një fanelë tjetër dhe admiruesit nuk mungojnë në hartën e klubeve europiane. Në gjurmët e Thiago Silva është Milan, klubi që e solli atë në Evropë në dhjetor 2008, dhe që ëndërron ta rikthejë në prapavijë si një siguri shtesë. Por jo vetëm kaq. Edhe Everton i trajnerit Carlo Ancelotti synon të bëjë lëvizjet e duhura në një merkato të kushtëzuar nga pandemia.

Thiago Silva brenda disa javësh do të jetë një transferim falas. Ende nuk është e qartë nëse kontrata do të rinovohet deri në fund të gushtit, për ta lejuar atë të përfundojë Ligën e Kampionëve, apo do të lihet i lirë në fund të muajit. Dy ekipe e futin atë aktualisht në orbitë për ta marrë. Hipoteza më sugjestionuese është Milan, por burime pranë lojtarit Brazilian bëjnë të ditur se ai intrigohet jo pak, nga transferimi në kampionatin më të fortë të planetit.,

 

Të fundit

Video/ Nuk ndalet Egla, bën veprimin e pazakontë ndaj banorëve, ja si reaguan ata

Marrëdhënia e Eglës me banorët e tjerë të shtëpisë së “Big Brother Vip” nuk ka qenë fort e mirë...

Tensionet në Lindjen e Mesme, ministria del me njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

Ministria e Jashtme i ka bërë thirrje shqiptarëve që të shmangin udhëtimet në vendet që janë në konflikte ushtarake, vende me trazira politike, epidemi...

“Kjo verë parashikohet me temperatura të larta”, ja masat për parandalimin e zjarreve

Edhe vera e këtij viti parashikohet të jetë me temperatura tepër të larta për shkak të ndryshimeve klimatike ndaj Agjencia kombëtare e mbrojtjes civile...

“Kishte dorë që i vogël!”/ Avokati shpërthen ashpër ndaj Metës: Si e shtriu hajdutërinë

Avokati Idajet Beqiri ka treguar sot një episod nga jeta e tij gjatë kohës që punonte në Skrapar. Sipas tij, Ilir Meta njihej si hajdut...

Ndodh në Pogradec! Peshkatari kap në liqenit të Ohrit koranin mbi 13 kg (FOTOT)

Ndodh në Pogradec! Një peshkatar kap në ujërat e liqenit të Ohrit një peshk Koran më shumë se 13 kg. Peshkatari, i cili e ushtron...

Lajme të tjera

Web TV