“Balona tabakë pa bisht”/Tabaku-Ramës: Një gënjeshtar i paskrupullt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Më vjen keq që flitet në mënyrë të ngjashme në fluturimin e atyre balonave tabakë pa bisht.” Pas kësaj deklarate ironizuese të kryeministrit Edi Rama ndaj specialistes së ekonomisë në PD, Jorida Tabaku, ka ardhur një reagim nga vetë ish-deputetja.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Tabaku e quan kryeministrin një gënjeshtar të paskrupullt. Sipas saj, dy janë gjërat që bën Edi Rama kur është në vështirësi: gënjen shqiptarët dhe sulmon personalisht këdo që iu tregon shqiptarëve të vërtetën.

Ish-deputetja demokrate shkruan se marrja e 650 milionë eurove të tjera borxh, do të shkojnë për projekte korruptive njësoj si borxhet e tjera.

Postimi i plotë:

“Edi Rama është një gënjeshtar i paskrupullt. Sa herë është në vështirësi bën 2 gjëra: gënjen edhe më shumë shqiptarët dhe sulmon personalisht këdo që u thotë shqiptarëve të vërtetën se ai është përgjegjësi për krizën e rëndë të ekonomisë.

650 milionë euro të tjera, të marra borxh, njësoj si borxhet e mëparshme të kësaj qeverie, do të shkojnë për projektet korruptive të Edi Ramës, që nuk kanë lidhje me interesin publik, por vetëm të 4-5 njerëzve.

Ekonomia sot është në prag falimenti, bizneset po mbyllen, njerëzit marrin ushqim me lista, por Edi Rama vazhdon të firmosë koncesione korruptive 2,2 miliardë euro.

650 milionë euro të tjera, të marra borxh, janë vetëm maja e ajsbergut. Një borxh ekstra për veset e vjetra të kryeministrit Rama, pa asnjë shqetësim për hallet e shqiptarëve.

Me batutat e tij banale, bajate dhe të vjetra si ai vetë, mund të qeshin ata 5 veta që marrin tendera e koncesione, por jo 3 milionë shqiptarë. Ata janë skllevër që ai i ngarkoi me 4.2 miliardë taksa të rritura, i detyroi të largohen dhe që sot po mbyllin masivisht bizneset.

Sot prej Edi Ramës 1 në 2 shqiptarë është më i varfër.

Sot prej Edi Ramës 1 në 2 shqiptarë është pa punë.

Sot prej Edi Ramës 1 në 2 shqiptarë kërkon të largohet.

Edi Rama, si kryeministri më i paaftë, më i dështuar dhe më i korruptuar i vendit, është fatura më e lartë që po paguajnë shqiptarët.

Nuk ka borxh të ri, amnisti fiskale për krimin apo kopje të shëmtuar programi që e shpëton nga largimi!” shkruan Tabaku.

Lexo edhe :  Mblidhet Komisioni Hetimor për TIMS, ja çfarë pritet të miratohet sot

650 milionë euro është vlera që vendi ynë do të marrë në tregjet ndërkombëtare në formën e eurobondit. Nga kjo vlerë 250 milionë euro do të shkojë për të financuar Eurobondin e marrë në vitin 2015, që ishte në vlerën e 450 milionë euro me normë interesi 5.75% dhe që i mbaron afati i shlyerjes në 12 nëntor 2020./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Media franceze: Zbuloni Shqipërinë për një përvojë unike

E vendosur në Evropën Juglindore, Shqipëria, me 70% të territorit të mbuluar nga një reliev kryesisht malor, ende nuk i ka zbuluar të gjitha...

‘Nuk jam krenar!’ Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike për ironinë

Mark Marku, ish-deputet i Partisë Demokratike aktualisht pedagog në gazetari ishte i ftuar sot në podcastin e kryeministrit Edi Rama. Rama kërkoi ndjesë publike për...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa blihen dhe shiten euro dhe dollari sot

Sot, më 20 prill 2024, dollari amerikan blihet me 94.5 lekë dhe shitet me 95.4 lekë. Euro blihet me 100.8 lekë dhe shitet 101.6 lekë. Franga zvicerane...

Pas shiut të rrëmbyeshëm, moti merr kthesën e fortë, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Ditën e shtunë pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual...

Lajme të tjera

Web TV