Eurobondi/Bardhi: Kryeministër i dështuar që mendon vetëm për 5 njerëz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhur me marrjen e 650 milionë eurove në formë eurobondi nga Qeveria, të cilën kryeministri Edi Rama e konsideroi si sukses, ka ardhur një reagim dhe nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se prej tyre 200 milionë euro do të përdoren për të shlyer borxhin e vitit 2015, ndërsa 450 milionë të tjera, sipas tij, kryeministri Rama do t’i ndajë me 5 oligarkë në projekte PPP.

Postimi:

“?VËMENDJE! “Sukses” i jashtëzakonshëm: Qeveria ka marrë 650 milionë euro borxh!

??VËMENDJE! 200 milionë euro Qeveria do t’i përdorë për të shlyer borxhin e vitit 2015!

???VËMENDJE! 450 milionë euro Qeveria do t’i përdorë për t’i ndarë me 5 oligarkë në projekte PPP.

❌ Kryeministër i dështuar, me Qeveri të falimentuar, që vazhdon të mendojë vetëm për 5 njerëz dhe ka braktisur 3 milionë shqiptarë.” shkruan Bardhi.

650 milionë euro është vlera që vendi ynë do të marrë në tregjet ndërkombëtare në formën e eurobondit. Nga kjo vlerë 250 milionë euro do të shkojë për të financuar Eurobondin e marrë në vitin 2015, që ishte në vlerën e 450 milionë euro me normë interesi 5.75% dhe që i mbaron afati i shlyerjes në 12 nëntor 2020./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Rënia e bujqësisë dhe industrisë rrezikon 54% të të punësuarve në vend në sektorin privat

Industria dhe bujqësia janë dy sektorët që kanë shënuar ecurinë më negative gjatë vitit që sapo lamë pas. INSTAT...

Mos harroni çadrat/ Moti merr kthesën e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Këtë të martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, si rezultat i formimit të një zone me presion atmosferik...

Horoskopi 16 Prill 2024, njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme

DASHI A jeni gati të përjetoni ditë shumë bindëse nga të gjitha këndvështrimet? Falë Hënës që është në anën tuaj. Gjatë ditës në dashuri mund...

VIDEO/ Mbetet e hapur gara për vendin e katërt, Atalanta bën “vetëvrasje” ndaj Veronës

Atalanta lë të tjera pikë të rëndësishme që e vështirësojnë arritjen e objektivit final në Serinë A, që është vendi i katërt. Zikaltrit e...

Lajme të tjera

Web TV