Merreshin me pastrim parash në Zvicër, u sekuestrohen pronat në Tiranë

113 563 lexime

77,495FansaPëlqeje

Një pasuri me vlerë 2.1 milionë euro është vënë nën sekuestro preventive. Sipas Policisë së Shtetit, pasuria i përket dy shtetasve të huaj me rekorde të theksuara kriminale.

Në kuadër të operacionit të koduar “Asetet” u sekuestruan pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të personave me iniciale  H. L., 50 vjeç, lindur në Junik të Kosovës dhe banues në Olten të Zvicrës dhe R. (A.) S., 47 vjeç, lindur në Poloni, dhe banues në Olten të Zvicrës.

Njoftimi i plotë i policisë

Finalizohet operacioni policor “Asetet”, për identifikimin, gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Finalizimi i operacionit, pas një viti hetimesh intensive dhe komplekse.

Vendosen sekuestro preventive ndaj pasurive të 2 shtetasve të huaj, të dy me rekorde të theksuara kriminale, pasuri që kapin vlerën 2.1 milionë euro.

Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të operacionit policor “Asetet”, për identifikimin dhe gjetjen e aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në funksion të procedimit penal të regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, pas provave të grumbulluara gjatë një viti hetimi, finalizoi operacionin policor të koduar “Asetet”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, në ngarkim të shtetasve:

-H. L., 50 vjeç, lindur në Junik, Kosovë dhe banues në Olten, Zvicër;

-R. (A.) S., 47 vjeç, lindur në Poloni, dhe banues në Olten, Zvicër;

-H. L. është nën hetim nga Prokuroria e qytetit Solothurn, Zvicër, për veprat penale që lidhen me lojërat e fatit (kazinotë) dhe “Pastrim parash”. Ky shtetas është i njohur për veprimtari kriminale në Zvicër, pasi është dënuar nga Gjykata e Olten-Gosen/So, më datë 26.11.2011, për veprat penale “Zhvatje me dashje”, “Sulm”, “Shtrëngim për dhënie pasurie”,“Shkelje e ligjit për armët”, të ndodhura në kohë të ndryshme.

Lexo edhe :  Stili i preferuar në seks tregon çfarë tipi jeni

Shtetasi R. (A.) S. është në kërkim kombëtar në Zvicër, për veprat penale që lidhen me lojërat e fatit (kazinotë) dhe “Pastrim parash”.

Në bazë të materialeve të dërguara nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë bëri regjistrimin e procedimit penal, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Pas një pune të mirorganizuar të strukturave të Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe plan-operacionit  “Asetet”, u bë e mundur që të sekuestrohen asete dhe llogari bankare në shumën 2.1 milionë euro, konkretisht:

  • 3 apartamente në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
  • Njësi tregtare e ndodhur në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
  • Sipërfaqe toke, afërsisht 5.500 m2, në Radhimë, Vlorë;
  • Asete të një ish-kompanie të transportit ndërkombëtar të mallrave;
  • Llogari bankare pranë bankave të nivelit të dytë, në shumën 240.000 euro dhe 210.000 franga zvicerane;
  • 6 automjete të markave të ndryshme, prodhime të viteve të fundit;

Vijon puna për të zbuluar asete (prona) të tjera që rrjedhin nga aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve, të cilat mund t’i kenë në emër të personave të tjerë apo të bashkëpunëtorëve në këtë aktivitet kriminal.

l.m/Fjala

Të fundit

“Odhise Paskali shet bustet e Enverit, lekët i prish me gra dhe vajza”

Dokumenti që po publikojmë në këtë pjesë të librit dhe që i përket gjysmës së dytë të viteve ’70,...

Nuk ja doli dot. Inxhinieri i njohur durrsak humb betejën me virusin

Tashmë humbja e jetëve nga koronavirusi është kthyer në një problem të përditshëm. Vetëm ditën e djeshme në 24 orët e fundit u raportua...

Parashikimi i motit, e enjte 6 gusht 2020

Për ditën e enjte vendi ynë do të vijoj të jetë nën ndikimin e kushteve jo të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë kryesisht me...

VIDEO/ Rama e nis ditën me pamje të mrekullueshme nga Rruga e Arbrit

Tashmë është kthyer në një rutinë pothyujase të përditshme për kryeministrin Edi Rama promovimi i vendeve të bukura të Shqipërisë, i cili çdo mëngjes uron...

Horoskopi ditor për sot, e enjte 6 gusht 2020

Ky është horoskopi për ditën e enjte 6 gusht 2020. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për...

Lajme të tjera

Web TV