Pandemia/COVID-19 rikthehet frikshëm, arsyet e shtimit të rasteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e djeshme është shënuar si dita me numrin më të lartë të të infektuarve me COVID-19 në vend, ku nga testimet e kryera kanë rezultuar 36 raste të reja. Instituti i Shëndetit Publik u bën apel qytetarëve për respektimin e masave, duke theksuar se shkak i rritjes së numrit janë grumbullimet masive dhe mosrespektimi i masave.

Nga Ina Allkanjari

Kur kanë kaluar thuajse tre muaj nga rasti i parë i shënuar me COVID-19 në Shqipëri, dita e djeshme ka shënuar numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus në këtë hark kohor.

Situata shfaqet e përkeqësuar me shtim të rasteve me virus, ku gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 36 raste të reja. Sërish epiqendra e virusit vijon të jetë kryeqyteti, ku nga 36 rastet e reja, 27 i përkasin Tiranës.

Ndërsa mësohet se në repartin e hematologjisë në QSUT janë 7 persona të infektuar me COVID-19, nga të cilët 6 janë personel mjekësor. Në një deklaratë për mediat, Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik, u shpreh se kjo situatë e rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus, nuk ishte kaq e papritur, për shkak të grumbullimeve masive që kanë ndodhur ditët e fundit.

Bino thekson se shkak për këtë situatë janë edhe mosrespektimi i këshillave, në lidhje me distancimin fizik, në lidhje me mbajtjen e maskave, në lidhje me shumë elemente të tjera të kujdesit personal, qoftë edhe të higjienës.

“Të gjithë qytetarët, të gjithë ne duhet të jemi të përgjegjshëm që COVID-19 nuk ka ikur nga vendi ynë. Deri më tani, deri në fillimin e hapjes së masave, kishim një numër njëshifror, i cili erdhi si rezultat i masave drastike, i sakrificës së gjithsecilit.

Por kjo nuk do të thotë që me hapjen e masave ne të shpërdorojmë çdo këshillë dhe të shpërdorojmë atë që ne vetë sakrifikuam”, deklaroi Silva Bino.

Situata epidemiologjike

Gjatë 24 orëve të fundit bëhet me dije se janë testuar 359 persona të cilët janë dyshuar për COVID-19, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 27 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 2 raste në Kamëz, 1 rast në Durrës, 1 në Lushnjë dhe 1 në Lezhë.

Kujtojmë se nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitive 1299 raste. Silva Bino theksoi gjithashtu se ka një rritje të rasteve, të cilat po trajtohen pranë shërbimit infektiv, ku aktualisht ndodhen 41 pacientë, prej të cilëve 6 janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar.

Sipas saj, këto të dhëna tregojnë që COVID-19 nuk është lehtësuar, nuk është një sëmundje e cila kalon lehtësisht. Ndërkohë mësohet se një pjesë e mirë e rasteve të cilat janë identifikuar kanë shenja klinike dhe një pjesë e tyre kanë pasur nevojë për shtrim në spital.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit mësohet se janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 960 numrin e të shëruarve nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë 305 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Kamëz.

Nëpërmjet një apeli për qytetarët, Bino tha se duhet të punojmë të gjithë së bashku, në mënyrë që ta ulim këtë numër rastesh. Por, sipas saj, kjo kërkon përgjegjshmërinë e të gjithëve, por edhe të qytetarëve të cilët duhet të ndihmojnë me sjelljen e tyre.

COVID-19 – Statistika

Testime totale             18960

Testime molekulare    16716

Testime serologjike      2244

Raste pozitive               1299

Raste të shëruara             960

Raste aktive                     305

Humbje jete                       34

Shtimi i të infektuarve në spital, apeli i mjekëve të infektivit: Ju lutemi, respektoni masat

Pas shtimit të pacientëve në spitalin COVID1, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, zhvilloi ditën e djeshme një takim me mjekët e infektivit në QSUT, për t’u njohur nga afër me gjendjen, si dhe për t’i mbështetur për punën që po bëjnë e për t’i inkurajuar për përballimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi.

“Aktualisht situata epidemiologjike na referon disa momente të rëndësishme, të cilat vlejnë për t’u analizuar. E para që në këto dy javë që, sigurisht, është edhe një efekt i hapjes dy javë më parë, ka më shumë raste simptomatike të shfaqura se dy javë më parë.

Virusi ekziston, nuk është zhdukur, pavarësisht se të gjithë e duam të eliminuar. Por ne duhet të vijojmë të bëjmë detyrën tonë, si Ministri Shëndetësie, ju si mjekë pa dyshim”, tha Manastirliu.

Lexo edhe :  A do të ketë reshje? Ja si do jetë moti për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë

Ministrja e Shëndetësisë bëri apel për qytetarët për respektimin e masave të distancimit fizik, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Duke qenë se jemi përpara hapjes së transportit publik, Manastirliu theksoi se vendosja e maskave është e detyrueshme, gjithashtu edhe kushtet e higjienës.

Gjatë takimit të zhvilluar me ministren e Shëndetësisë, një takim i zhvilluar në distance, jashtë ambienteve të Infektivit, mjekët apeluan për respektim të masave nga qytetarët, pasi rastet e personave të infektuar me COVID-19 janë në rritje. Shefja e shërbimit infektiv, Najada Çomo, tha se ka një rritje të numrit të të shtruarve gjatë ditëve të fundit, por dha edhe lajmin e mirë që falë punës së stafit, një pacient ka dalë nga intubimi.

“Gjatë 3-4 ditëve të fundit kemi një shtim të numrit të rasteve, pra paraqitja e 10 pacientëve në ditë për shërbim dhe për t’u hospitalizuar është shifër që duhet marrë në konsideratë.

Nuk janë vetëm moshat që janë me sëmundje kronike të shtruar në shërbimin infektiv, por aktualisht ka mosha të reja që janë në terapi intensive dhe kuptoni ç’do të thotë të jesh në terapi intensive në një moshë shumë të re.

Por desha të ndaj edhe një lajm shumë të mirë me ju sot. Për herë të parë nga ne kemi një pacient të ekstubuar, një 71-vjeçar, që ka dalë nga intubimi, falë punës së madhe të gjithë shërbimit infektiv”, tha Çomo.

Ndërkohë mjeku Tritan Kalo theksoi se njerëzit nuk duhet ta ulin vëmendjen ndaj vetes, ndaj përkujdesit të higjienës dhe sjelljes në kolektiv, në mënyrë që të mos të harrojmë disa norma që i fituam gjatë javëve të vetëizolimit.

Sipas tij, ndërgjegjësimi, kujdesi, higjiena, mbeten parësore në përballje me infeksione të kësaj natyre, sikundër është COVID-19. Ndërsa theksoi se realizimi i takimit mes mjekëve dhe ministres së Shëndetësisë ishte shumë i rëndësishëm, mjeku Dhimitër Kraja tha se është moment për të bërë një rivlerësim për zbatimin e masave të vendosura.

Kjo sipas tij, për të evituar këtë situatë që ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së mjaft njerëzve në parandalimin e kësaj sëmundjeje. Nga ana tjetër, mjeku Pëllumb Pipero u shpreh se rritja e numrit të rasteve në muajin qershor nuk pritej.

Pipero apelon që të mos e ulim vigjilencën dhe qytetarët të vijojnë të jenë të kujdesshëm, pasi virusi është ende në qarkullim. Mjeku infeksionist Arian Harxhi theksoi se me sëmundjet infektive është e rëndësishme të dihet që çdokush ka përgjegjësitë e veta. Sipas tij, përgjegjësi kanë institucionet, ka shëndeti publik, por përgjegjësi ka edhe shoqëria dhe sjellja individuale.

Lufta me COVID-19, lista e vendeve

Disa muaj pas luftës me COVID-19, revista e njohur amerikane “Forbes” ka listuar vendet më të sigurta që e kanë përballuar më mirë virusin. Dhjetë vendet e para në listë janë Zvicra, Gjermania, Izraeli, Singapori, Japonia, Austria, Kina, Australia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut. Shqipëria është në vendin e 88-të, ndërsa Kosova ndodhet në vendin e 145-të. Studimi është bërë mbi bazën e parametrave të ndryshëm; efikasitetin e futjes së karantinës, monitorimin dhe zbulimin e të infektuarve, gatishmërinë e sistemit shëndetësor dhe efikasitetin e qeverisë. Zvicra dhe Gjermania renditen në vendin e parë dhe të dytë, për shkak të qëndrueshmërisë së ekonomisë së tyre, por edhe falë marrjes në mënyrë më të kujdesshme të masave dhe qasjes në ekonomi, pa sakrifikuar shëndetin dhe sigurinë publike, thuhet në studim.

100 vendet e para për nga siguria COVID-19:

  1. Zvicër
  2. Gjermani
  3. Izrael
  4. Singapor
  5. Japoni
  6. Austri
  7. Kinë
  8. Australi
  9. Zelanda e Re
  10. Koreja e Jugut
  11. Emiratet e Bashkuara Arabe
  12. Kanada
  13. Hong Kong
  14. Norvegji
  15. Danimarkë
  16. Taivan
  17. Arabia Saudite
  18. Hungari
  19. Holandë
  20. Vietnam
  21. Kuvajt
  22. Islandë
  23. Bahrein
  24. Finlandë
  25. Luksemburg
  26. Katar
  27. Lihtenshtein
  28. Poloni
  29. Lituani
  30. Malajzi
  31. Letoni
  32. Slloveni
  33. Oman
  34. Greqi
  35. Estoni
  36. Kroaci
  37. Turqi
  38. Irlandë
  39. Gjeorgji
  40. Qipro
  41. Kili
  42. Mali i Zi
  43. Republika Çeke
  44. Maltë
  45. Spanjë
  46. Portugali
  47. Tajlandë
  48. Bullgari
  49. Greolandë
  50. Meksikë
  51. Uruguaj
  52. Qyteti i Vatikanit
  53. Itali
  54. Serbi
  55. Filipine
  56. Indi
  57. Rumani
  58. SHBA
  59. Republika Sllovake
  60. Francë
  61. Rusi
  62. Argjentinë
  63. Bjellorusi
  64. Monako
  65. Suedi
  66. Ukrainë
  67. Gjibraltar
  68. Mbretëria e Bashkuar
  69. Afrika e Jugut
  70. San Marino
  71. Kazakistan
  72. Bosnjë dhe Hercegovinë
  73. Iran
  74. Ekuador
  75. Azerbajxhan
  76. Mongoli
  77. Liban
  78. Belgjikë
  79. Andorrë
  80. Ishujt Kajman
  81. Armeni
  82. Moldavi
  83. Mianmar
  84. Bangladesh
  85. Sri Lanka
  86. Egjipt
  87. Tunizi
  88. Shqipëri
  89. Jordan
  90. Panama
  91. Brazil
  92. Marok
  93. Algjeri
  94. Honduras
  95. Paraguaj
  96. Peru
  97. Indonezi
  98. Kamboxhia
  99. Laos
  100. Bahamas

 

l.m/Fjala.al

Të fundit

Media franceze: Zbuloni Shqipërinë për një përvojë unike

E vendosur në Evropën Juglindore, Shqipëria, me 70% të territorit të mbuluar nga një reliev kryesisht malor, ende nuk i ka zbuluar të gjitha...

‘Nuk jam krenar!’ Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike për ironinë

Mark Marku, ish-deputet i Partisë Demokratike aktualisht pedagog në gazetari ishte i ftuar sot në podcastin e kryeministrit Edi Rama. Rama kërkoi ndjesë publike për...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa blihen dhe shiten euro dhe dollari sot

Sot, më 20 prill 2024, dollari amerikan blihet me 94.5 lekë dhe shitet me 95.4 lekë. Euro blihet me 100.8 lekë dhe shitet 101.6 lekë. Franga zvicerane...

Pas shiut të rrëmbyeshëm, moti merr kthesën e fortë, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Ditën e shtunë pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual...

Lajme të tjera

Web TV