Rama i kundërpërgjigjet Tabakut: Përmbahu! Shoqëria ka nevojë për t’u pastruar…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur ish-deputetes së PD-së Jorida Tabaku pas akuzave të kësaj të fundit për të se kur është në vështirësi gënjen shqiptarët dhe sulmon personalisht këdo që iu tregon shqiptarëve të vërtetën dhe e quajti një gënjeshtar të paskrupullt.

Kreu i qeverisë i bën thirrje për vetëpërmbajtje, pasi sipas tij gjuha e akuzave dhe fyerjeve nuk është as argument, as shembull qytetarie. Rama i thekson edhe një herë opozitës se marrja e 650 milionë eurove në formë eurobondi ishte një sukses i qeverisë.

“Përmbahu zonja Tabaku, përmbahu sepse gjuha e akuzave dhe fyerjeve nuk është as argument, as shembull qytetarie në një shoqëri që ka nevojë për t’u pastruar në gjak e në mendje nga helmi i fjalëve të rënda, të cilat prej vitesh janë bërë buka dhe djathi i tregut të politikës… Doni s’doni ju Eurobondi ishte një sukses kuptimplotë, përmbajtja e të cilit është pasqyrë e qartë e zbrazëtisë së propagandës politike-mediatike kundër qeverisë dhe në fakt, kundër vetë Shqipërisë që ju e tregoni përditë si ferrin mbi tokë! Shqipëria dje triumfoi, doni s’doni.” shkruan Rama./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Rritet numri i pensionistëve më 2023, por jo përfitimet!

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë...

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm 1750 gramë ia doli të fitojë betejën për jetën....

As Meritoni nuk do ta njihte, Ilnisa bën ndryshimin drastik në pamje (Foto)

Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të formatit ‘BBV3’, sidomos pas krijimit të romancës së saj me Meritonin, ka qenë tepër aktive...

A mund ta zgjidhë FMN krizën e borxhit të botës së varfër?

Tashmë janë bërë katër vjet që kur vendet e para të varfra u zhytën në dështim për shkak të shpenzimeve spirale nga shpenzimet për...

OBSH lëshon një paralajmërim urgjent për gripin e shpendëve

Gripi i shpendëve  është zbuluar në ‘përqendrime shumë të larta’ në qumësht, njoftuan zyrtarët shëndetësorë. Organizata Botërore e Shëndetësisë  (OBSH) tha të premten se...

Lajme të tjera

Web TV