test

Veliaj: Më 30 qershor nisin pagesat e para për dëmtimet e tërmetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi sot bllokun e pallatave në njësinë nr. 7 në Tiranë, të rikonstruktuara nga fondi i Komunitetit.  Gjatë inspektimit Veliaj u shpreh se ky investim ul vlerën e faturës së energjisë mujore për banorët, si dhe rrit vlerën e pronës së tyre.

Ndër të tjera Veliaj u ndal edhe në familjet e prekura nga tërmeti, ku theksoi se nga data 30 qershor do të nisë dhënia e pagesave për kategoritë DS1, DS2, DS3.

Në datën 30 qershor do të kemi bërë pagesat e para për kategoritë DS1, DS2, DS3. Paguajmë cash për ata që kanë dëmtime të lehta. Mjafton të marrin një kompani, të lidhen me administratorin dhe të bëjnë këto lloj punimesh.

Për dëmtimet e rënda – DS4, DS5 – nëse është pallat do ta bëjë Bashkia; nëse është privat, do ta bëjnë brigadat sipas dosjeve që kemi për ndërtimin e shtëpive. Kemi një shans fantastik që ta veshim qytetin nga e para.

Ku është pallat i padëmtuar, të vishet me kapotë; ku është i dëmtuar nga tërmeti, të rregullohet me atë fond, kurse shtëpitë private të rrëzuara apo pallate të pabanueshëm, t’i ribëjmë. Nëse ecim me këtë frymë, e kthejmë krizën në mundësi”, theksoi Veliaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Bimët mjekësore, eksporte të sigurta drejt tregjeve elitare të BE-së

Bimët medicinale dhe aromatike janë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë në Malësinë e Madhe, duke punësuar qindra burra...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë kërdinë në këtë vend, 9 viktima dhe 17 të zhdukur

Të paktën 9 persona kanë vdekur dhe 17 të tjerë mbeten të zhdukur për shkak të shirave të dendur në Kinë, njoftoi media shtetërore...

Subvencionet në bujqësi, 18 mijë aplikime fituese deri tani

Në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024, rreth 18 mijë aplikime janë shpallur fituese pas përfundimit të fazës së parë, ndërsa procesi vijon...

4 arsyet psikologjike pse gocat qajnë kur kanë ditëlindjen

Me siguri që edhe ju i keni parë videot e ditëlindjeve që qarkullojnë në platformat Reddit apo TikTok, ku shumica e gocave shfaqen duke...

“Alma Arrazi, fillimi i fundit tragjik”/ Ja çfarë i tha bashkëshorti para aktit fatal

Rasti i Alma Arrazit, e cila u vetëmbyt në ujërat e lumit Buna sëbashku me 3 fëmijët e mitur, vijon të tronditë opinionin. Ditën...

Lajme të tjera

Web TV