Kur Margaret Thatcher i tha Reaganit në 1989: Ta lëmë Shqipërinë siç është, për t’i treguar botës se ku të çon komunizmi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

11 vjet kryeministre, po aq kryetare e Partisë Konservatore dhe gruaja e parë shefe e qeverisë në histori. Të gjitha këto për Britaninë e Madhe përkufizojnë vetëm një emër: Margaret Thatcher. Më 11 qershor të vitit 1987, pra 33 vjet më parë, ajo fitoi mandatin e tretë si kryeministre dhe përfaqësuese e Konservatorëve duke shënuar një triumf të jashtëzakonshëm mbi Laburisitët dhe përforcoi edhe më shumë përcaktimin “Gruaja e hekurt”.

Ndonëse e largët në kohë, politika e jashtme e Margaret Thatcher ka lidhje edhe me një ngjarje të rëndësishme me Shqipërinë para dhe gjatë rrëzimit të murit të Berlinit më 3 tetor 1989. Kjo shënoi ngjarjen më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore në Botë duke vulosur rrëzimin e komunizmit në të gjithë Lindjen.

Por ishte një shtet i vogël buzë Adriatikut që dukej sikur nuk kishte lidhje as me Perëndimin e as me Lindjen. Diktatori Enver Hoxha kishte vdekur por pasardhësi i tij Ramiz Alia kishte nxjerrë tezën e vazhdimësisë dhe se Shqipëria nuk pyeste për askënd. Në atë kohë president i SHBA ishte Ronald Regan (1981-1989) dhe kryeministre e Britanisë ishte Margaret Thatcher.

Kishte shumë kontakte dhe biseda mes tyre aq sa biografi i të dyve, Geoffrey Smith, e për kufizon këtë marrëdhënie si më të ngushtën ideologjikisht dhe më e ngrohtë personalisht, se sa çdo marrëdhënie mes çdo kryeministri tjetër britanik dhe çdo presidenti tjetër amerikan. Në një prej bisedave që kryeministrja e Britanisë pati me presidentin Ronald Regana përpara rrëzimit të murit të Berlinit u përmend edhe Shqipëria.

Regan pyet zonjën Thatcher se çdo të bënim me vendin e vogël në Ballkan me emrin Shqipëri. Përgjigja e Thatcher ishte unikale: Do ta lëmë siç është që ti tregojmë botës se ku të çon komunizmi. Ishte një frazë e idhët, e rëndë, plot ironi dhe dhimbje për një popull dhe një vend që e kishte vuajtur më shumë regjimin komunist.

Lexo edhe :  “Vëllai, Petriti, do fejohej me vajzën e Enverit, por, Ramizi me Nexhmijen ja prishën”

Por falë Zotit fraza e Thatcher rezultoi më shumë një sarkazëm alla Thatcher se sa e vërtetë. Pikërisht pas rrëzimit të murit të Berlinit, Britania dhe veçanërisht SHBA u angazhuan për të nxitur dhe ndihmuar rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, një gjë që fatmirësisht ndodhi. Megjithatë fraza e dalë nga goja e Thatcher ishte dhe mbetet monumentale.

Ndër takimet e para në atë kohë të përfaqësueve tëopozitëssësapolindurshqiptareka qenëedhe ai me Thatcher. Më shumë se njëherë Sali Berisha është shprehur se takimi më mbresëlënës në karrierën e tij si politikan ka qenë dhe mbetet ai me kryeministren e Britanisë Margaret Thatcher./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Protestat e dhunshme në Francë, mbyllet përkohësisht për çështje sigurie Kulla Eiffel

Protestat dhe grevat kundër reformave jopopullore të pensioneve pushtuan sërish Francën të martën, për këtë arsye ditën e sotme...

Kim dëshiron që Koreja e Veriut të prodhojë më shumë materiale bërthamore për bomba

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un bëri thirrje që vendi i tij të zgjerojë prodhimin e “materialeve bërthamore të shkallës së armëve”...

“Jam e shokuar”, Bora Zemani: Sulmi ndaj TCH është një këmbanë e fortë alarmi!

Moderatorja Bora Zemani ka reaguar për sulmin e ndodhur në Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i televizionit Pal Kola. Përmes një postimi në...

Frikë nga Davidi lakuriq

(Nga Cristina Acidini Luchinat)- Artan Shkreli  … Lajmi i pabesueshëm që erdhi të premten më 24 mars, ishte se një mësuese në Shkollën Klasike në Tallahasse...

SPAK dorëzon rezultatin e punës në Kuvend, shqetësimet që ngrihen

SPAK ka dorëzuar në Kuvend, raportin vjetor, ku në fillim të tij është harta e veprimit të grupeve kriminale në botë dhe po ashtu...

Lajme të tjera

Web TV