Ndërkohë që numri i rasteve me COVID-19 po vjen gjithnjë e në rritje, mjeku i spitalit Infektiv Pëllumb Pipero iu ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë masat dhe të dëgjojnë specialistët për të mbajtur virusin larg.
Sipas tij, rritja e numrit të të infektuarëve ka ndodhur për shkak të mungesit të kujdesit nga qytetarët, por nuk përjashtoi as përgjegjësinë tek bluzat e bardha.
“Kam gjithë ditën që bëj apel, madje kam edhe mesazhe që më thonë boll dole. Apeloj që të dëgjohet mendimi i specialistëve. Duhet pasur kujdes, që do të thotë distancë fizike, maskë dhe kujdes për duart. Këto janë 3 elementë bazë për ta mbajtur virusin larg.
Nga momenti që vendi hapet, tërhiqen masat shtrënguese dhe përgjegjësia mbetet individuale, por kjo nuk do të thotë se se duhet të jemi të papërgjegjshëm.
Prandaj specialistët po dalin përditë në mediat, pasi virusi është duke qarkulluar dhe ne duhet të vazhdojmë të bëjmë kujdes. Numrat e shtuar kanë disa faktorë, por faktori kryesor ëhstë mungesa e kujdesit nga ana jonë, qoftë nga ne si mjekë, qoftë si qytetarë.
Edhe ne si mjekë, pse jemi më të ekspozuar dhe të bëhemi një vatër. Ka çaluar edhe te mjekët, pasi është përgjegjësia jonë që të respektojmë masat parandaluese.” deklaroi Pipero në një intervistë tek Ora News./En.Br./Fjala.al