Integrimi/Meta: Duhet bashkëpunim. Largimi i Dvoranit vendim i vonuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë të ditur se do ti paraqesë Këshillit Kombëtar të Integrimit sugjerimet konkrete për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Meta tha se për integrimin duhet një ndërveprim i strukturuar dhe bashkëpunim gjithëpërfshirës në mënyrë që kushtet të mos mbeten të paplotësuar dhe çelja mos mbetet në vend numëro.

“Dihet që këto javë janë me rëndë për negociatat. KE do të prezantojë një raport për zbatimin e kushteve nga ana e Shqipërisë. Në takimin e këshillit unë paraqita disa vlerësime si duhet zhvillohet ky proces.

Duhet një ndërveprim i strukturuar dhe bashkëpunim gjithëpërfshirës në mënyrë që kushtet të mos mbeten të paplotësuar dhe çelja të mos mbetet në vend numëro. Do ti paraqesim këshilli sugjerimet konkrete me planet konkrete.

Ky dokument i detajuar do të bëhet publik në faqe pas dy orësh. Zbatimi i 15 kushteve janë mënyra e vetme për të bërë përparim siç e përcakton metodologjia e re e BE”, tha Meta.

Ndër të tjera Meta komentoi edhe vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor që largoi nga detyra në Gjykatën e Lartë Ardian Dvoranin.

“Qëndrimi i Presidentit ka qenë dhe mbetet qëndrimi i Kushtetues dhe ligjit, që kanë qenë shumë të qarta. Vendimi i djeshëm në vlerësimin tim është i vonuar, por sidoqoftë është pozitiv. E vetmja mundësi për të ruajtur integritetin e institucioneve të reja të drejtësisë”, tha Meta.

Më tej ai theksoi se, “Për mua nuk kanë qenë të rëndësishëm individët. Natyrisht legjitimiteti i tyre është shumë i rëndësishëm. Për mua vendimtare ka qenë dhe mbetet respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve që janë bërë në respekt të saj”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Nacionalizmi si epsh parazgjedhor

Nga Ornela Çuçi  Kur Albert Einstein thoshte: "Nationalism is an infantile disease. It is the measles of mankind”, pra “Nacionalizmi...

E ardhmja e Turizmit Shqiptar? Apo kërcënimi me zhdukje?

Nga Auron Tare Zhvillime të tilla në Jugun e Shqipërisë po krijojnë një model të dëmshëm për të ardhmen e turizmit duke fshirë një nga...

Gjyshërit i rrëmbejnë djalin/ Nusja tregon detajet: Duan ta zgjidhin me kanun, jo me ligj

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kënetë të Durrësit. Një nënën e re me origjinë nga Hasi akuzon ish-vjehrrit se i kanë rrëmbyer...

Vrasja në Pejë/ Çifti prindër të tre fëmijëve, detaje nga ngjarja e rëndë

Edmond Lajçi, është arrestuar nga policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij me armë zjarri. Sipas informacioneve të deritanishme, ngjarja ka...

“Si e kanë bërë pasurinë?”/ Ngjela shpërthen në akuza ndaj Kryemadhit dhe Ilir Metës

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në “Breaking”, tha për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, se duhet të deklarojnë sa para kanë pasur para se...

Lajme të tjera

Web TV