Ktheu shtëpinë në laborator droge, pranga pronarit, më parë iu kap gruaja e i biri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kapet i zoti i shtëpisë i cili e kishte përshtatur banesën si laborator për të kultivuar drogë. Nga ana e policisë së Fierit u arrestua Aleksandër Kapaj, 53 vjeç, banues në Mbrostar Ura.

Prangosja e tij u bë pasi policia e Fierit zbuloi një laborator që ishte në funksion të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit u vunë në pranga dy autorë të dyshuar, gruaja dhe djali i tij, u shpallën në kërkim dy të tjerë dhe u proceduan penalisht 3 elektriçistë.

Ditën e sotme u bë e mundur kapja e njërit prej autorëve të shpallur në kërkim, Aleksandër Kapaj, i cili kishte përshtatur banesën si laborator për të kultivuar drogë.

Aktualisht vijon puna për kapjen e autorit tjetër që është shpallur në kërkim. Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Operacioni u kurorëzua në 1 maj, ku u arrestuan në flagrancë djali me të ëmën, Anxhelo Kapaj, 22 vjeç dhe Qamile Kapaj, 48 vjeçe, banues në Mbrostar, Fier.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorë të tjerë, konkretisht kryefamiljari Aleksandër Kapaj, banues në Mbrostar, Fier, babai i Anxhelos dhe bashkëshorti i Qamiles.

Po ashtu u shpall në kërkim edhe bashkëpunëtori i tyre F.B., 33 vjeç, banues në Kosovë.

Të dyshuarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kishin përshtatur ambientin e banesës së 53-vjeçarit Aleksandër Kapaj, me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike.

Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 312 fidanë të dyshuar kanabis sativa, të kultivuara, pajisjet të cilat kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike si dhe një pajisje presimi, gërshërë etj.

Nga këqyrja në ambientet e jashtme të rrjetit elektrik, është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin e pajisjeve, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Lexo edhe :  Masakroi me thikë dy viktimat dhe më pas dogji trupat, 30 vite burg për Fatmir Dervishin

Në këtë kuadër u proceduan penalisht tre elektricistë, G.M., E.M. dhe B.Q., banues në Fier. Këta shtetas duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në banesën e Aleksandër Kapaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Soko: Ja sa duhet të llogaritet minimumi jetik për një familje me 4 persona

Eksperti i ekonomisë Pano Soko nga Nisma Thurje, duke folur për minimumin jetik, tha në emisionin “Open” në News24,...

Miqësoret dhe më pas Europiani, kombëtarja stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ka thirrur lojtarët e kombëtarës në “Shtëpinë e Futbollit”, për të parë kështu situatën e tyre në këtë fund muaji....

Vrasja e Osman Berberit, cili është roli i shokut të tij, Besnik Ndou?

Emisioni Në Shënjestër në News24, i gazetares Klodiana Lala ka hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur nw shkurt tw vitit 2009, kur...

Vrasja e “Pushit”, pse dyshonte nëna e viktimës te dy shokët e tij. Dëshmitë

Emisioni Në Shënjestër në News24, i gazetares Klodiana Lala ka hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në shkurt të vitit 2009, kur...

Masat për turizmin në Shkodër/ Autoritetet dhe operatorët kërkuan ndalimin e punimeve

Masat e marra për sezonin turistik, bënë bashkë drejtuesit vendor në qarkun e Shkodrës. Në fokus ishte zbatimi i ligjit dhe rregullores së re për ndalimin e...

Lajme të tjera

Web TV