Haradinaj i vendosur: Nuk ka dialog me Serbinë për territore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaron se në dialogun e pritshëm me Serbinë, objektivi mbetet njohja reciproke, ndërsa këmbimi i territoreve është një vijë e kuqe.

Ndërkohë në Beograd, presidenti Aleksandër Vuçiç, flet për presion për marrëveshje nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Në Kosovë janë rritur shpresat se me qeverinë e re dhe me rifillimin e dialogut me Serbinë, vendi në vjeshtë mund të hedhë hapit drejt objektivit të vjetër, që mbetet njohja e shtetësisë nga fqinji verior.

Para se emisari i BE-së për dialogun dypalësh, Miroslav Lajçak, të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin javën e ardhshme, kreu i Aleancës në pushtet për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se njohja brenda territoreve ekzistuese mbetet konstante e qeverisë.

“Kosova nuk guxon me shkua në tavolinë pa e shpjeguar qartë se nuk merr pjesë në një tavolinë ku bisedohet territori, kufijtë ose rendi kushtetues i yni…Kosova nuk e ka atë luks me diskutuar çdo temë.”

Lidhur me debatin e fundit se kush do e udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi, ish-kryeministri Haradinaj thotë se kompetencat e presidentit Hashim Thaçi dhe të kryeqeveritarit Avdullah Hoti i ka përcaktuar Kushtetuta.

Sipas Haradinajt, pas 20 vjetësh por edhe pas dy viteve pezullim që shkaktoi vendosja e tarifës 100 për qind për mallrat serbe nga ana e tij, koha për dialog është e ngutshme.

“Ne jemi të gëzuar që administrata e presidentit Trump ka interesim këtë çështje me shty përpara…Kurdo që ndodhë e mirëpresim rifillimin e dialogut, por e thash edhe një herë duhet të sqarohet se Kosova kërkon të arrihet marrëveshja për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.”

 

la.mi/Fjala.al

Të fundit

1 lugë vaj ulliri në ditë kundër kollës dhe problemeve të grykës

Hipokrati, i njohur si Babai i Mjekësisë, e përshkruante vajin e ullirit si lëngu më i mirë terapeutik për...

Vetëm dy orë nga nisja e procesit/ Cënuan lirinë e votës, ndalohen pesë persona në Kosovë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se në dy raste të ndryshme ka ndaluar pesë persona mbi dyshimin për “cenim të përcaktimit të lirë...

Qyteti i Gjirokastrës,ofron monumente madhështore që u kanë mbijetuar ndërhyrjeve moderne

Ne po humbasim mijëra vende historike të mahnitshme pa i vizituar, mes tyre janë disa nga thesaret e harruara shqiptare, shkruan Nick Trend në...

Elon Musk: Nuk kam bërë asnjë ofertë për të blerë TikTok, nuk jam i interesuar

Miliarderi Elon Musk deklaroi se nuk është i interesuar të blejë TikTok-un, aplikacion të cilin Shtetet e Bashkuara po përpiqen ta ndalojnë për shkak...

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ: Në të gjitha qendrat e votimit ka nisur procesi zgjedhor

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha se në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë, procesi i votimit ka filluar, duke...

Lajme të tjera

Web TV