“I pabotuar” i Hemingway botohet në New Yorker/ Nipi zbulon ribotimin e ri të “Plaku dhe deti”

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një histori deri më tani e panjohur nga Ernest Hemingway u zbulua nga një nip i shkrimtarit dhe u botua për herë të parë në të përjavshmen “New Yorker”. Në “Pursuit as Happiness” (Në kërkim të lumturisë), “Babai” rrëfen me tone autobiografike një shaka peshkimi në ndjekje të një balene gjigante: faqe të pabotuara më parë do të përfshihen në një ribotim të romanit “Plaku dhe deti” që do të publikohet së shpejti. Historia pason narratorin, i cili quhet Ernest Hemingway si autor, në kërkim të “balenës më të madhe të mallkuar, e cila nuk ka notuar kurrë në këtë oqean”. Ernest dhe dy miqtë e tij – “Z. Josie”, pseudonimi i mikut të tij Joe Russell, me të cilin shkoi të peshkonte në Kubë dhe ndihmësin e tij Carl Guttiérez – kapën njërën, por në fund ndjekja nuk shkon ashtu siç do tëdëshironin peshkatarët.

Kur e pamë, kuptuam se sa e madhe ishte.

“Jo e frikshme, madhështore”, “shkruan Hemingway: “E shihnim atë të ngadaltë dhe të qetë dhe pothuajse të palëvizshme në ujë, me luspat e mëdha pektorale, si dy tehe të gjata e të purpurta. Pastaj, pa barkën dhe filloi të lëshohej sikur të tërhiqeshim nga një makinë, dhe ajo filloi të hidhej drejt veriperëndimit me ujin që pikëlonte në çdo kërcim. “Sean Hemingway zbuloi shtypshkrimin me shënime të autorit midis gazetave të koleksionit tw Ernest Hemingway në Bibliotekën John F Kennedy në Boston: “Nuk e kuptoj pse ai nuk mori shumë vëmendje. Është një perlë,” shpjegoi ai për “New Yorker”./Burimi: ansa.it – Alessandra Baldini

Të fundit

Shi dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Kjo e premte do të karakterizohet nga mot me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta duke sjellë reshje...

Horoskopi ditor, 22 janar 2021

Dashi Mbajini sytë hapur drejt mundësive të reja në sferën sentimentale dhe jetoni çdo gjë që do ju vijë përpara. Parashikohen të reja të rëndësishme,...

Aktori e thotë troç: Në SHBA punova në ndërtim dhe roje. Ça kujtoni ju se punojnë shqiptarët andej?!

Aktori i humorit Xhevahir Zeneli, ka thënë se kur ka jetuar në Amerikë, ka punuar si roje nate. Ai ka rrëfyer dhe disa detaje...

Angela Merkel: Kjo pandemi është katastrofa e shekullit

Kancelarja gjermane theksoi në konferencën e shtypit se infektimet po ulen, por virusi mbetet i rrezikshëm. Ajo u shpreh optimiste për marrëdhëniet me SHBA. Kancelarja...

Varianti i ri i koronavirusit, Oxford nis punën për vaksinën e re

Shkencëtarët nga Universiteti i Oxfordit po përgatiten të prodhojnë versione të tjera të vaksinës sa më shpejt të jetë e mundur, të cilat do...

Lajme të tjera

Web TV