Testi i Gjuhë-Letërsisë/ Maturantët nga klasat në protestë para Ministrisë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një ditë pas realizimit të provimit të Gjuhë-Letërsisë maturantë nga shkolla të ndryshme në kryeqytet protestuan para Ministrisë së Arsimit, duke u shprehur se testi kishte pyetje jashtë programit. Me një listë kërkesash maturantët pretendojnë rivlerësimin e provimit dhe mosvlerësim të disa pyetjeve. Ministrja Besa Shahini: Keqardhje për nxënësit, protesta e nxitur nga opozita

Nga Ina Allkanjari

“Testi i Letërsisë kishte tema jashtë programit, nuk e dimë çfarë të presim për matematikën”. Me pankarta në duar qindra maturantë u mblodhën mesditën e djeshme para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të shprehur pakënaqësinë lidhur me provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë. Me pretendimin se testi ishte i vështirë dhe i formuluar jo sipas udhëzimeve të Ministrisë, maturantët theksuan se pyetjet ishin absurd, dhe nuk kishin të bënin aspak me lëndën apo me ato që kanë mësuar gjatë 3 viteve gjimnaz.

Maturantët u shprehën për gazetën “Fjala”  se niveli i vështirësisë në provim ishte mbi mesataren, dhe shumë prej pyetjeve ishin jashtë programit.

“Është e turpshme, shumë pyetje të provimit të letërsisë janë jashtë programit, s’e kuptoj si mund të ketë një test të tillë për maturantët. Tre vjet shkollë, dhe 12 vite në total nuk m’i hedh dot poshtë një ministri e turpit. Nuk jemi këtu për të bërë vandalizëm, jemi këtu për të marrë përgjigje për kërkesat tona”, tha një maturante.

Në protestë maturantët kërkojnë mundësi për rivlerësimin e provimit, uljen e katofit (skemës së pikëve) të vlerësimit dhe mosvlerësim të pyetjeve jashtë programit. Sipas tyre, këto kërkesa vijnë pasi në provim ka pasur pyetje nga mësime që nuk janë zhvilluar, ndërsa kërkojnë të mos penalizohen.

Peticioni

Gjatë protestës qindra maturantë bllokuan rrugën përpara Ministrisë, gjithashtu iniciuan firmosjen e një peticioni ndaj Ministrisë së Arsimit. Një pjesë e tyre u shprehën që në rast se nuk plotësohen kërkesat e parashtruara maturantët do të shohin mundësinë e bojkotit të provimeve të radhës së maturës shtetërore. Në peticion përcaktohej se teza përmbante koncepte të panjohura, pyetje të pakuptueshme dhe të paqarta, ndryshe nga testi model, i prezantuar më herët nga MASR-ja. Gjashtë pikat e kërkuara nga maturantët drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ishin:

1-Zgjerimi i kufijve të notave.

2-Nota e provimit të letërsisë të llogaritet me 40% të notës aktuale të provimit dhe 60% të notës së letërsisë së gjimnazit.

3-Hartuesit t’u përmbahen kompetencave bazë të nevojshme për studimet universitare apo për ecurinë e mëtejshme në jetë.

4-Për klasat e 12-ta, në muajin e parë të vitit akademik të përcaktohet qartë tipologjia e pyetjeve të testit, që ky model të ndihmojë në mënyrë korrekte për provimin e lëndës.

5-Nxjerrja e çelësit të provimeve të mëtejshme brënda 2 orësh pas mbarimit të testit.

6-Në përgatitjet e testeve të merret mendimi nga një përfaqësi e mësuesve të lëndës së letërsisë nga gjimnazet e Shqipërisë me mbi 400 maturantë.

Ndërkohë një përfaqësi e studentëve në Tiranë, nëpërmjet një deklarate për mediat, theksuan se do të mbledhin firmat e maturantëve për mosnjohjen e provimit të Gjuhë-Letërsisë.

Lexo edhe :  MSH jep të dhënat: 23 raste të reja, ja sa humbje jete nga Covid-19 në 24 orët e fundit

“Këtu ka një përfaqësi të çdo gjimnazi të Tiranës, nuk është vetëm një individ, ka përfaqësues nga këshilli i nxënësve të çdo shkolle. Ajo çfarë kemi vendosur ne është që kemi bërë një peticion ku janë mbledhur mbi 3 mijë firma. Në do të vazhdojmë me peticionin për anulimin dhe mosnjohjen e provimit të Gjuhë-Letërsisë, për hir të pasaktësisë dhe mosaprovimit që kemi ne ndaj atij lloj provimi. Në rast se nuk marrim një përgjigje, do të vazhojmë dhe do të anulojmë dhe bojkotojmë të gjitha provimet e radhës”, deklaroi një maturante.

Maturantët kërkuan të futen brenda ambienteve të Ministrisë së Arsimit, në mënyrë që të protokollonin kërkesat e tyre lidhur me provimin e Gjuhë-Letërsisë. U lejuan dy maturantë të cilët, pasi protokolluan kërkesën, u shprehën se nuk patën asnjë takim me ministren e Arsimit, e vetmja gjë që kërkojnë është plotësimi i kërkesave të parashtruara.

Reagimet e maturantëve

‘E ardhmja vdiq’, ’Maturantët e pandemisë dhe tërmetit’, ‘E ardhmja varet nga Turi’, ‘Çfarë bëri Turi, se na iku truri’. Këto shprehje dhe shumë të tjera, të paraqitura me ironi karshi Ministrisë së Arsimit, shoqëruan protestën e maturantëve ditën e djeshme. Pankartat me mbishkrime për personazhin “Turi”, shfaqen të shumta në protestë, kjo pasi njëra nga pyetjet kryesore të testit që revoltoi më shumë maturantët, kishte të bënte me “Turin”, një personazh pjesë e një problemi.

Kjo pasi sipas maturantëve ajo pyetje ishte subjektive dhe nuk kishte përmbajtjen e duhur për njohuritë lidhur me të cilat po testoheshin.

“Provimi i letërsisë na zhgënjeu vërtet. Në test kishte pyetje logjike, si për shembull pyetja se çfarë do të bënte Turi në situtën ku ndodhej, ose vajza që kishte hipur në një shkëmb dhe duhet ta gjenim në çfarë sfide ishte vajza duke u ngjitur në shkëmb”, – u shpreh një nga maturantet. Më tej të revoltuar maturantët u shprehën se teza ishte hartuar një një mënyrë jo të qartë dhe të saktë, teksa theksuan se pyetjet ishin subjektive dhe kërkohej përgjigje qarkimi i vetëm një alternative. “Teza e provimit ishte hartuar në mënyrë të padrejtë. Ne do të vazhdojmë protestën deri sa të kemi një përgjigje nga Ministria e Arsimit në lidhje me tezën dhe hartimin e saj. Në vend që të ishim duke mësuar për provimin pasardhës, i cili është matematika, ne jemi këtu duke protestuar për një të drejtë që na takon në çdo lloj aspekti”, u shpreh një maturante.

Nuk ngelen pas as ato maturantë të cilët shprehen se kanë konstatuar se provimet e viteve të tjera kanë qenë më të lehta, kjo pasi, sipas tyre, në vitet e mëparshme në test maturantët kanë pasur një tekst dhe një poezi, kurse këtë vit theksojnë se kishte 6 tekste. Kujtojmë që matura e vitit akademik 2019-2020 e ka ndërprerë mësimin në dy momente, si fillim u bë shkak tërmeti i 26 nëntorit dhe më pas si pasojë e izolimit për shkak të pandemisë COVID-19.ka.ta/Fjala.al/


Të fundit

U shkëput kabina e teleferikut/ Rëndohet bilanci i viktimave në Itali, ndërron jetë në spital fëmija 9-vjeçar (Video)

Ka marrë të tjera përmasa tragjedia e ndodhur sot në Itali ku ka shkuar në 14 numri i viktimave...

Funar Fest, Balla: Këto festa i shërbejnë promovimit të bukurive natyrore të Elbasanit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ishte sot në festën e...

Pesë kandidatë u skualifikuan nga gara për kryetarin e PD/ Reagon Edit Harxhi: Basha u tregua besëprerë

Edit Harxhi e ka konsideruar një akt të rëndë skualifikimin nga gara për kreun e PD-së të 5 kandidatëve që shpallën kandidaturat për zgjedhjet...

Ish-ambasadori plas ‘bombën’: Pas Berishës, e ka radhën Meta! Ja ç’do të ndodhë me Presidentin

Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa, ka hedhur akuza të forta në drejtim të presidentit Ilir Meta. Ai thotë se Meta i ka shpallur...

Analiza e Mero Baze: Berishës i kanë ngelur ende dy vetë!

Nga Mero Baze Disa kolegë të mi gazetarë, që u duhet të sigurojnë të ftuar për programet televizive të këtyre ditëve janë në hall. Gjithnjë...

Lajme të tjera

Web TV