Dalin pamjet nga momenti i vrasjes së dyfishtë në Kurbin në orët e vona të të shtunës së 31 majit.
Ngjarja e ndodhur përpara një hoteli në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, shënoi dy viktima; Paulin Marku dhe Bujar Lika (Hasani).
Nga videoja e siguruar nga Syri.net vrasësi hyn në hotel teksa mban në dorë një kallashnikov.
Personat që ishin në shënjestër reagojnë sapo e vënë re duke sjellë kështu përplasje mes palëve.
Viktima Paulin Gjergji, njihej edhe si pronari i ish-bar Nikolinos në Tiranë, i cili njihet edhe si pronar kazinosh. Ndërsa biznesmeni tjetër Bujar Lika në vitin 2015 u përfshi në vrasjen e Enton Nikajt në zonën e Dajtit dhe një vit më parë u dënua nga gjykata me një vit e 4 muaj burg, por u shpall më pas i pafajshëm nga Gjykata e Apelit./Fjala.al/Ke.Ba