Shahini: Debati i stërpolitizuar, provimet nuk penalizojnë maturantët

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

“Një stër-politizim të skajshëm dhe të tmerrshëm” Kështu e konsideron ministrja e Arsimit Besa Shahini debatin e ditëve të fundit mbi provimin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe të Maturës Shtetërore.

Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale ajo deklaron se ky debat ka shpërqëndruar maturantët nga përgatitjet që duhet të bënin për provimin e radhës.

“Jeni shqetësuar nga një debat i çuditshëm dhe i stërpolitizuar mbi maturën kombëtare që e pamë të zhvillohet këto dy ditët e fundit. Një stërpolitizim i skajshëm dhe i tmerrshëm që jo vetëm shpërqëndroi nxënësit nga puna që duhet ta bëjnë për t’u pregatitur për provimet e radhës por dhe keqinformoi. Një debat që mund të ishte i dobishëm kombëtar për mënyrën sesi po zhvillohet sistemi i arsimit parauniversitar edhe pse jo se si duhet të bëhen vlerësimet e njohurive të nxënësve në fund të ciklit të arsimit parauniversitar. Sido që të jetë, Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) dhe Komiteti i Maturës Shtetërore (KOMSH) kanë adresuar të gjitha shqetësimet që janë ngritur nga nxënës dhe mësues për mënyrën se si është zhvilluar Matura Shtetërore këtë javë dhe për dy provimet që do të zhvillohen javën tjetër.” tha Shahini.

Sipas ministres, provimet kombëtare nuk penalizojnë nxënësit dhe vlerëson jo vetëm njohuritë, por dhe aftësitë që ata kanë për të aplikuar.

“Provimet kombëtare nuk penalizojnë nxënësit. Provimi Kombëtar është i dizajnuar të masin jo vetëm njohuritë e nxënësve që kanë ndërtuar për 12 vite në Arsimin Parauniversitar, por dhe aftësitë që ata kanë për të aplikuar këto njohuri në jetë apo në punë. Testi PISA është standardi i vlerësimeve për nxënësit dhe mat aftësitë e nxënësve për të aplikuar njohuritë e tyre. Një debat tjetër që unë besoj duhet të ndodhë, është i domosdoshëm, jo nga politikanët por ekspertët e fushës, është debati për mënyrën se si po zhvillohet gjuha shqipe, se si po zgjerohet ajo, se si po zhvillohet letërsia shqipe, dhe se si po u mësohet gjuha dhe letërsia shqipe nxënësve në shkollat tona. Ky është një debat që duhet të ndodhë nga njerëz që e njohin gjuhën shqipe, kanë studiuar letërsinë, por e njohin edhe shkollën, e njohin edhe universitetin. Pra, janë njerëz të fushës që dinë ta adresojnë këtë çështje në një mënyrë produktive, që mund ta përkthejmë pastaj në politika arsimore”, tha ndër të tjera Shahini.

Lexo edhe :  Skandali në spitalin “Shefqet Ndroqi”/ Tirja lirohet nga burgu, Gjykata i ndryshon masën

Ministrja Shahini komentoi edhe protestat e ditëve të fundit, duke thënë se në atë protestë shumë prej tyre nuk ishin maturantë.

“Me sa pashë të premten para Ministrisë, kishte studentë të vitit të fundit në universitet, pjesë e strukturave të partive opozitare, të cilët e kanë bërë Maturën Shtetërore para 7-8 viteve, shumë para se të futej në funksion kurrikula e re. Kam parë gjithashtu dje që para Ministrisë kishte dalë një burrë, i cili kishte sharë e ofenduar duke përdorur fjalët më të këqija të mundshme. Unë jam e bindur që maturantët tanë nuk identifikohen me këta persona”, tha ajo./En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/268377947942158/


Të fundit

Ish-gruaja dhe gruaja publikojnë videon bashkë, ja komenti i Orlando Bloom

Ish-bashkëshortja dhe bashkëshortja e Orlando Bloom kanë një marrëdhënie të shkëlqyer, madje bëjnë edhe yoga bashkë. Modelja Miranda Kerr...

Stuhi dhe përmbytje në Europë/ Sinoptikania paralajmëron: Edhe Shqipëria do të përfshihet nga reshjet e shiut

Europa Qendrore po përballet me një situatë të jashtëzakonshme ku nga përmbytjet dhe reshjet masive kanë humbur jetën qindra njerëz ndërsa janë zhdukur mijëra...

Vaksinimi në vend, Manastirliu: Të hënën nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka ndjekur procesin e vaksinimit në “Air Albania” , ndërsa u shpreh se nga e hëna do të nisë...

Balla reagon mbi arrestimin e kryebashkiakut dhe zv.ministres: PS nuk mban asnjë përgjegjësi

Kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, foli për mediat nga Kryesia e Kuvendit pas takimit me zv.kryeministrin e Malit të Zi, Dritan...

Zv.kryeministri shqiptar në Malin e Zi vizitë zyrtare në Tiranë! Rama: Ramë dakord në çdo pikë

Zv. kryeministri shqiptar në Malin e Zi, Dritan Abazoviç ka mbërritur në Tiranë në një vizitë zyrtare. Ai është takuar krerët e lartë të politikës,...

Lajme të tjera

Web TV