SPAK dërgon në gjykatë si të pandehur ish-zyrtaren e Financave Mona Aliçkajn

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatësi si të pandehur ish specialiste e Auditit në Ministrinë e Financave Mona Aliçkën.

Ndaj saj, SPAK ka ngritur akuzën e “Korrupsionit pasiv të personave që ushtojnë funksione publike”. Bashkë me Mona Aliçkën, organi i akuzës dërgoi në gjykatë si të pandehur edhe sekseren Manushaqe Selita. Ndaj saj është ngritur akuza e “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pas publikimit të pamjeve në emisionin “Stop” në datën 22 dhe 23 Janar të vitit 2019, kur selita ushtroi ndikim të paligjshëm tek specialistja e auditit në Ministrinë e Financave, Mona Aliçkaj, për privatizimin e një trualli me sipërfaqe 100 metra katror në favor të një shtetasi në Bradashesh të Elbasanit, duke i kërkuar dhe marrë shumën prej 100 mijë lekësh të reja.

Në atë kohë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë u distancua nga rasti në fjalë, si dhe inkurajoi organet kompetente në zbardhjen sa më parë të të vërtetës dhe vënien para përgjegjësisë të cilitdo, që ka shkelur ligjin dhe ka abuzuar me detyrën publike./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Peshëngritje, Evagjeli Veli, e bronztë në Evropianin e Moskës, 29-vjeçarja ngjitet në podium

Kuqezinjtë e peshëngritjes nisin konkurrimin, 29-vjeçarja ngjitet në podium në shkëputje. Në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, po zhvillohet Kampionati...

Rruga e mbushur me gëzhoja/ “Kumbari” i Shkodrës u ekzekutua pa mëshirë me kallashnikov

Rruga Shkodër-Koplik në fshatin Dobraç i Ri është mbushur me gëzhojat e kallashnikovit që i morën jetën Bardhok Pllanajt mbrëmjen e sotme rreth orës...

Futbolli i sallës, Shqipëria, me shumë mungesa në dy sfidat e radhës të Eliminatoreve

Trajneri i Kombëtares së futbollit të Sallës shpall listën për përballjen me Kroacinë dhe Ukrainën. Në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e ardhshme...

Luhen 3 ndeshjet e fundit, mbyllet java e 26-të e Kategorisë Superiore

Me 3 takimet e luajtura të dielën, është mbyllur edhe java e 26-të e Kategorisë Superiore, e cila, sidoqoftë, pas dy ndeshjeve të së...

Johnson tregon ku mund të shkojnë me pushime anglezët me pasaportat-Covid

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, pritet të qartësojë nëse britanikët mund të nisin sezonin e pushimeve në muajin maj. Johnson, do t’i drejtohet...

Lajme të tjera

Web TV