Basha takim me bizneset: Rënie totale e fuqisë blerëse, tatimorët lëshohen për gjoba

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme takime me bizneset e Njësisë Nr. 1 në Tiranë.

Kryedemokrati tha se hapja pas pandemisë i ka gjetur me rënie drastike të xhiros, ndërsa në këtë situatë tha janë 70% e sipërmarrjes në Shqipëri.

“Inspektorëve, tatimorëve që edhe në këto kohë e kanë mendjen të gjobisin bizneset e vogla shqiptare i bëj thirrje të ndalen. Në dyqane ka rënie të tmerrshme të xhiros, ka nga ata që më tregojnë se e mbyllin gjithë ditën pa asnjë klient. Kjo është gjendja e 70% të sipërmarrjes në Shqipëri. Ka rënie totale të fuqisë blerëse, njerëzit nuk kanë lekë të blejnë ushqimet e përditshme”,-u shpreh Basha.

Më tej Basha është shprehur se qeveria edhe në kohë krize zgjodhi të dëmshpërblejë e paguajë një grusht oligarkësh, ndërsa tregoi që qytetarët nuk janë fokusi kryesor.

“Kjo qeveri dhe ky kryeministër treguan se edhe në kohë krize nuk kanë pasur njerëzit e thjeshtë dhe sipërmarrjen, por oligarkët. Kjo është skandaloze dhe kriminale, aq sa qytetarëve, aq iu kanë dhënë edhe oligarkëve nga buxheti i shtetit.

Kryeministri ka propagandë, gënjeshtra, mashtrime, gjurmon si hajdut dhe spiun bizneset, i intimidon se thonë të vërtetën. Kjo nuk është sjellja e një kryeministri. Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga ky makth i gjatë, buxheti dhe taksat duhet të shkojnë te shqiptarët, te nxitja e konsumit. Qeveria nuk mund t’ju japë lëmoshë por duhet t’i dëmshpërblejë, duhet ndryshim i thellë. Në kemi program që ndihmon njerëzit, do ndihmojë biznesin prodhues e sipërmarrjen”,- tha Lulzim Basha.ka.ta/Fjala.al/

https://www.facebook.com/watch/?v=2704380586554326

Të fundit

Protesta e Rithemelimit në Bashkinë e Tiranës, reagon OSBE: Dënojmë aktet e dhunës

Në lidhje me protestën e sotme (19 prill) të opozitës para Bashkisë së Tiranës, ka reaguar edhe Prezenca e...

“Ka lindur për televizion”, menaxheri italian zbulon “të pathënat” e jetës së Heidit

Në një lidhje direkte mëngjesin e sotëm në “wake Up” ka qenë menaxheri italian i Heidit Daniele Fortuzzi i cili ka folur më shumë...

Ushqehemi me importe, rritje me 70% e frutave e zarzavateve në 3-mujor

Tani kur sezoni i parë i serrave në vendin tonë është në kulmin e tij, tregu vendas po furnizohet në masë nga importet. Të dhënat...

Molotovopartia

Nga Artur Ajazi Sërish me molotov. Sërish me dhunë, sërish me provokime, me parrulla dhe presione ndaj uniformave të shtetit, ndaj institucioneve, ndaj organeve të...

Protesta e Rithemelimit pranë Bashkisë, reagon Ambasada Amerikane: Dënojmë aktet e dhunës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dënuar aktet e dhunshme të kryera nga opozita gjatë protestës së kësaj të premteje. Ajo...

Lajme të tjera

Web TV