Profesoresha Sonila Boçi, ministres: Protesta e maturantëve nuk është politike, merrni përgjegjësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesoresha dhe kërkuesja shkencore në Akademinë e Studimeve Albanologjike, Sonila Boçi ka reaguar për protestat e maturantëve dhe deklaratat e ministres së Arsimit.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, pedagogia shkruan se ministrja e Arsimit nuk duhet ta konsiderojë protestën e maturantëve si politike, e aq më keq kur këmbëngul për këtë gjë.

Sonila Boçi shkruan se Ky brez maturantësh, ndryshe nga gjithë të tjerët paraardhës, patën fatkeqësinë të mos zhvillonin si duhet procesin mësimor.

Ndërkohë pedagogia ka edhe një sugjerim për ministren, “nëse kërkoni të edukoni qytetarë të përgjegjshëm, filloni duke dhënë shembullin e mbajtjes sé përgjegjësisë për një punë të bërë jo mirë.”

Postimi i plotë i Sonila Boçit

Përsëri po gaboni znj. Ministre duke vazhduar të këmbëngulni në përpjekjen për ta konsideruar protestën e maturantëve si politike. Të premten, të shtunën dhe sot para ministrisë kishte maturantë, ndoshta dhe prindër të tyre. Shqetësimi i tyre dhe i yni, si prindër, është real dhe i pandikuar nga asgjë dhe askush. Ata po artikulojnë qartë se testi i maturës shtetërore për letërsinë dhe gjuhën shqipe ishte jo në përputhje me programin, jo në përputhje me modelin e dhënë nga QSHA disa ditë më parể dhe jo i qartë.

Këto problematika duhet të adresoni ju. Jam dakord me ju, znj. Ministre që sistemi arsimor në Shqipëri duhet t’i përshtatet standardeve ndërkombëtare. Por kjo nuk bëhet e parashutuar direkt dhe te një test përfundimtar mature, pa e futur si linjë në matjet e vazhdueshme të njohurive që nga klasa I në atë XII.

Ky brez maturantësh, ndryshe nga gjithë të tjerët paraardhës, patën fatkeqësinë të mos zhvillonin si duhet procesin mësimor, të mos bënin paraprovimet siç i kanë bërë maturantët para tyre, të ndryshonin rregullat e lojës, pikërisht në fund të saj dhe, sikur të mos mjaftonin të gjitha kêto u sfiduan (sepse nuk dua të them u futën në kurth) me një model testi të patestuar më parë e, mbi të gjitha, me gabime strukturore, logjike dhe drejtshkrimore (të paktën nga sa thonë pedagogë e mësues të gjuhës shqipe dhe letërsisë). Nëse kërkoni të edukoni qytetarë të përgjegjshëm, filloni duke dhënë shembullin e mbajtjes sé përgjegjësisë për një punë të bërë jo mirë.

Lexo edhe :  Rama: Me hir apo pa hir, sipërmarrjet do financojnë për arsimin profesional!

 

la.mi/Fjala.al

Të fundit

‘Zien’ toka, dy lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinjë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet është ndjerë në Athinë, në brigjet e Peloponezit, pranë ishujve Strofades. Sipas informacioneve të para, intensiteti i lëkundjeve...

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë të ftohta, minuta të tëra...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet...

Lajme të tjera

Web TV