Roland Qafoku posaçërisht për “Fjala”: Kush do jetë deputet në zgjedhjet e vitit 2021?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ROLAND QAFOKU
https://youtu.be/_2pXfbeu79E
Besojmë se deputetë me rekorde kriminale nuk do ketë më në Parlament. Besojmë se deputetë me të kaluar të fshehtë nuk do ketë gjithashtu. Besojmë se deputetë që kanë abuzuar me fondet e shtetit, që kanë qenë pjesë e krimit financiar dhe që kanë dosje në prokurori dhe SPAK nuk do të ketë.

Me ato që kanë ndodhur vitet e fundit në politikën shqiptare pritshmëria është që në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, jo thjesht të kemi figura të pastra që ulen në Kuvend. Këtë betejë e quajmë të fituar nga Partia Demokratike dhe tashmë gjithnjë e më e vështirë është që kandidatët për deputetë të kenë të kaluar të errët.

Për të mos thënë që do të ishte çmenduri nëse partitë fusnin në lista emra të kësaj kategorie. Por, ama për një politikë më të mirë dhe më cilësore, kjo nuk mjafton. Çudia shqiptare është që ndërsa nga njëra anë politikanët debatonin me zjarr për pastërinë e figurave të deputetëve, në ulëset e Kuvendit zunë vend një numër injorantësh dhe dallkaukësh që ia nxinë faqen Parlamentit dhe gjithë politikës shqiptare.

Nuk ka rëndësi se ata u bënë deputetë vetëm falë spostimeve pas heqjes dorë nga mandatetet të opozitës. Ata ishin në lista dhe a priori mund të ishin deputetë edhe përpara këtij vendimi. Gjithsesi, fakti është se prej një viti e gjysmë përfaqësojnë popullin dhe paguhen nga taskat tona.

Gafa dhe fjalime aspak të denja edhe për në klubin e lagjes dhe një sjellje aspak etike u bënë shpejt virale dhe sot ne jemi para një fakti që kurrë nuk e kishim menduar. Pas tri dekadash nga rrëzimi i komunizmit, në Kuvend hynë jo thjesht njerëz pa shkollë, por me një injorancë vertikale dhe horizontale që vë në diskutim, nëse kanë lexuar në jetën e tyre ndonjë libër përveç abetares. Për ta kuptuar dallimin e cilësisë së këtij kuvendi me ato të mëparshmet mjafton të japim një shembull.

Me CV, në parlament sot nuk ka asnjë deputet që të mos ketë një diplomë të shkollës së lartë. Madje, disa kanë edhe diplomë të huaj, specializime e deri doktoratura, por nuk dinë të lidhin dy fjalë, lëre pastaj të japin mendime për ligje.

Nuk duhet të harrojmë se i ndjeri Sabri Godo, një nga deputetët më të mençur që ka nxjerrë ai Kuvend, kryetar i një partie të rëndësishme që më 1991, bashkëkryetar i hartimit të Kushtetutës më 1998, një politikan që ka ndikuar dhe diktuar për zgjidhjen e shumë situatave të ndera në politikë dhe një njeri që nxirrte nga goja vetëm fjalë që ngjisnin në publik, kishte mbaruar vetëm shkollën e mesme. “Kurrë nuk e mora diplomën e shkollës së lartë, po ç’më duhej fundja”, – thoshte plaku Godo.

Lexo edhe :  Kur trupi "qan për ndihmë", këto janë simptomat që tregojnë se keni shumë toksina

Dhe kishte të drejtë i padiplomuari i Parlamentit. Dhjetëra romane të shkruara, një aktivitet politik dhe karrierë për t’ia pasur zili dhe një ndikim të fortë në elektorat si djathtas, madje edhe majtas, e bënë Sabri Godon një politikan shumë të vlerësuar. Dhe me të gjitha këto, mirë e kishte. Për çfarë i duhej diploma e shkollës së lartë atij!?

Por, vetëm në parlamentin e ri mungesa e diplomës u zëvendëusua me injorancë. Nuk janë të paktë deputetë të tipit “tani që mora diplomën e shkollës së lartë, a mund të futem në shkollë të mesme”? Ata kanë zënë vend aty dhe ne të gjithë u japim para për të qenë ata aty. Ky është regresi më i madh në historinë e parlamentarizmit shqiptar që lë pas edhe cilësinë e parlamentit në diktaturë.

Prandaj, zgjedhjet e vitit 2021 nuk janë thjesht prova e demokracisë në Shqipëri se si zgjedhjet nuk vidhen. Ato do të dëshmojnë edhe për cilësinë e deputetëve të zgjedhur, rrjedhimisht të cilësisë së parlamentit. Do të jetë përgjegjësi direkte e kryetarëve Edi Rama dhe Lulzim Basha, e Monika Kryemadhit e të tjerë kryetarëve të partive aleate që në listën e kandidatave për deputetë të mos vendosim emra me arsyetimin “se ashtu është një punë”.

Siç duhet të kalojnë në sitë në aspektin e pastërtisë së figurës, kryetarët e partive bashkë me stafet e tyre, duhet të përzgjedhin burra e gra që të kenë nivel të mirë formimi, të jenë të mirarsimuar, të jenë intelektualë dhe akademikë të vlerësuar dhe të njohin shumë mirë gjuhën shqipe. Justifikimi se nuk ka njerëz të këtij kalibri është po aq analfabet sa deputetët për të cilët po flasim.

Shqipëria ka djem e vajza, burra dhe gra që kanë jo thjesht kapacitete, por janë të denjë dhe të aftë për të qenë jo vetëm në parlamentin shqiptar por edhe në parlamentet e perëndimit. Ata politikanë që shprehen se nuk ka njerëz që nuk kanë përfaqësim jo vetëm gabojnë, por e hedhin këtë teori për të mbuluar paaftësinë e tyre.

Shikoni stilin e disave që fusin në parti dhe lista e kandidatëve njerëzve jo thjesht pa përvojë se pëvoja fitohet, por pa njohuri elementare nga formimit të tyre. Nuk kanë njohuri bazë për poltiikën, historinë, artin, median dhe befas bëhen pjesë e atyre listave. Pse?

Teoria ime është që vetëm me të tillë injorantë shefat dalin të mençur. Prandaj rezulton që edhe fjalimet ua shkruajnë të tjerët, ndërsa ata vetë nuk kanë as aftësinë ta lexojnë atë fjalim, duke nxjerrë nga goja fjalë të tillë si “kërpërata” e “fëmra” që do futen në librin e turpit të historisë së parlamentit. Zoti Rama dhe Basha përmbyseni këtë turp!

Të fundit

Rritet numri i pensionistëve më 2023, por jo përfitimet!

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë...

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm 1750 gramë ia doli të fitojë betejën për jetën....

As Meritoni nuk do ta njihte, Ilnisa bën ndryshimin drastik në pamje (Foto)

Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të formatit ‘BBV3’, sidomos pas krijimit të romancës së saj me Meritonin, ka qenë tepër aktive...

A mund ta zgjidhë FMN krizën e borxhit të botës së varfër?

Tashmë janë bërë katër vjet që kur vendet e para të varfra u zhytën në dështim për shkak të shpenzimeve spirale nga shpenzimet për...

OBSH lëshon një paralajmërim urgjent për gripin e shpendëve

Gripi i shpendëve  është zbuluar në ‘përqendrime shumë të larta’ në qumësht, njoftuan zyrtarët shëndetësorë. Organizata Botërore e Shëndetësisë  (OBSH) tha të premten se...

Lajme të tjera

Web TV