Stomatologia Iris Saliaga: Si të kujdesemi për higjienën tonë orale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Higjiena orale luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën tonë, ndaj stomatologia Iris Saliaga na jep disa këshilla të rëndësishme se si të mirëmbajmë dhëmbët dhe na shpjegon kujdesin që duhet të kemi lidhur me ushqimet që konsumojmë.

Stomatologia tregon rëndësinë e kontrolleve periodike duke theksuar se të parandalosh është më e lirë sesa të mjekosh.

Nga Ina Allkanjari

Dhëmbët luajnë një rol të rëndësishëm jo vetëm si funksion përtypës por edhe në atë të të folurit, pra në artikulimin e fjalëve. Nuk duhet të harrojmë rolin e rëndësishëm që ka goja në jetën tonë sociale, të mos qeshësh dot si pasojë e një goje të pakuruar…

Në një intervistë për gazeta ‘Fjala, stomatologia Iris Saliaga na tregon se sa e rëndësishme është të kujdesimi për higjienën tonë orale. Sipas saj aspekti kryesor që luan rol në mirëmbajtjen e dhëmbëve është higjiena dhe kontrolli periodik por edhe kujdesi që tregohet në mënyrën e të ushqyerit. Pra kujdesi për dhëmbët ka dy pikëpamje, shprehet stomatologia, konkretisht kujdesi që ne tregojmë çdo ditë në higjienën e kavitetit oral dhe në zgjedhjen e ushqimeve që konsumojmë.

Ashtu siç dihet nëse ne hamë ushqime me përmbajtje të lartë sheqeri mund të shkaktojnë kavitete dhe inflamacion të gingivave. Është shumë e rëndësishme të shkojmë te dentisti në mënyrë periodike për të bërë pastrimin e dhëmbëve dhe të gojës. Stomatologia na paraqet dhe shpjegon mënyrat se si duhet të kujdesemi për higjienën tonë orale teksa thekson që duhet ti kushtojmë rëndësi dhe mënyrës së të ushqyerit.

Higjiena e gojës

Na kane mësuar që të vegjël, sidomos vitet e fundit ka një sensibilitet të lartë që duhet të lajmë dhëmbët. Larja e dhëmbëve është thelbësore për ti pasur ato të bardhë, për t’i mbajtur sa më të shëndetshëm dhe për të pasur një frymëmarrje të freskët. Moslarja e dhëmbëve përveç se shkakton karies të tyre gjithashtu rëndon dhe erën e keqe të gojës që e bën shumë të patolerueshme për njerëzit që kemi pranë.

Kjo konfirmon dhe një herë sesi goja dhe dhëmbët luajnë një rol shumë të rëndësishëm në jetën tonë sociale. Për një higjenë sa më të mirë dhëmbët duhen të lahen tre herë në ditë dhe pas çdo vakti ushqimor. Më poshtë do të tregojmë se kush janë rregullat bazë për larjen e dhëmbëve dhe kush janë mjetet e duhura.

Filli interdental

Shumë shpesh ky proces ose kalohet ose injorohet por filli interdental është një instrument shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për të larguar mbeturinat e ushqimit nga dhëmbi në dhëmb. Filli interdental arrin ato pjesë të dhëmbit që furça nuk mundet dot ti kapë. Edhe kjo këshillohet të përdoret pas çdo vakti ushqimor, ose të paktën në darkë para se të shtrihemi të flemë, kjo na sjell një higjienë goje maksimale. Është shumë e rëndësishme të përmendim faktin që filli Interdental duhet të përdoret përpara se të lajmë dhëmbët me furçe dhe me pastë.

Furça e dhëmbëve

Aleati numër një për një higjienë të përditshme të dhëmbëve është furça e dhëmbëve, që mund të jetë manuale ose elektronike. Përdorimi i dy tipologjive është shumë është e njëjtë. Ndryshimi thelbësor është që furça elektronike për një numër më të madh rrotullimesh në minutë.

Të dyja është mirë të ndërrohen çdo dy muaj, (dikur kemi pas thënë çdo tre muaj por me rregullat e reja të OBSH është çdo dy muaj) që për furçën elektrike i bie të ndërrojmë kokën e saj e cila duhet të jetë rrumbullake. Ndërkohë qimet e furçës normale duhet të jenë artificiale dhe me fortësi të mesme.

Lexo edhe :  Zgjoheni në mëngjes dhe ndizni direkt një cigare? Ja nga çfarë sëmundje po vuani

Këshilla më e rëndësishme është që dhëmbët të lahen me furçe ( elektrike apo jo) jo më pak se 2 deri në 3 minuta duke pasur parasysh të lahen si ana anteriore e tyre ashtu dhe posteriore (para dhe mbrapa). Shumë e rëndësishme është që të mos harrojmë të lajmë edhe gjuhën në fund. Disa furçe mbrapa kokës së tyre kanë një veshje prej gome që bën të mundur larjen e gjuhës pa u bezdisur.

Pasta e dhëmbëve

Kur flitet për higjienën orale i referohemi gjithmonë pastës së dhëmbëve dhe furçës sepse vetëm nëpërmjet pastës ne bëjmë të mundur mbytjen e baktereve.

Në tregtinë e ditëve të sotme ka shumë lloje pastash dhe nuk ka një absolute më të mirë se të tjerat: por për ta zgjedhur të duhurën për ju, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj ose të lexojmë listën e komponentëve por duke pasur gjithmonë parasysh që elementi i Fluorit ndihmon në parandalimin e kariesit së dhëmbëve, peroksidi i kalciumit ndihmon për të mbrojtur smaltin e dhëmbëve dhe kloreksidina ndihmon në parandalimin e baktereve.

Pra sipas tipologjisë së problemit tuaj zgjidhet dhe lloji i pastës, të cilët mund të jenë për dhëmbë të ndjeshëm, për parandalimin e kariesit, të gurrëzave ose të gjakosjes së mishrave.

Kolutori (shpëlarësi i gojës)

Kolutori duhet të përdoret vetëm një herë në ditë. Është shumë i rëndësishëm për të mbajtur larg kariesin e dhëmbëve dhe siguron një frymëmarrje të freskët dhe që zgjat. Ka aftësi shumë të madhe të higjienizimit dhe si pasojë është e këshillueshme të përdoret pasi të lahen dhëmbët.

Mënyra e të ushqyerit

Siç e thamë dhe në hyrje të prezantimit tonë, në kontakt me dhëmbët, ushqimet influencojnë në gjendjen tonë shëndetësore. Ëmbëlsirat dhe ushqimet e pasura me sheqer janë ato që influencojnë më së shumti në krijimin e pllakës bakteriale që duhen zëvendësuar me fruta, perime dhe çaj jeshil.

Çaji jeshil në fakt është një aleat shumë i rëndësishëm për të parandaluar infeksionet bakteriologjike, ashtu siç është karota e pa gatuar për të pastruar hapësirat interdentale. Për të marr një shembull: molla është e përkryer për të stimuluar prodhimin e pështymës në të tillë mënyrë bëhet pastrimi i çdo mbetjeje ushqimore, gjë që ndihmon për të pasur një gojë më të pastër dhe të shëndetshme.

Vizita periodike te dentisti

Pjesa më e madhe e njerëzve marrin një takim të ne, në momentin që kanë dhimbje dhëmbi ose të gingivave, por është e këshillueshme që vizitat te mjeku juaj i besuar të bëhen edhe kur çdo gjë shkon mirë. Vizitat preventive që nga emri bëjnë të mundur parandalimin e një problemi më të madh.

Në të njëjtën mënyrë mbajnë larg formimin e kaviteteve më të mëdha sepse garantohet një pastrim më i thellë i kavitetit oral sesa në gjendje shtëpie: p.sh. pastrimi i gurrëzave është i pamundur të bëhet në kushte shtëpie njëlloj siç bëhet te profesionisti. Pra si konkluzion vizitat te dentisti duhet të bëhen dy herë në vit pra 1 herë në gjashtë muaj. Në këtë mënyrë garantojmë një gojë më të shëndetshme dhe më të pastër gjatë gjithë vitit, duke pasur parasysh dhe çfarë folëm më sipër.

Thirrje për të gjithë prindërit e rinj

Shoh në masë çdo ditë e më shume t’i jepen fëmijëve pa mbushur moshën 1 vjeç, çokollata, akullore apo pije të konservuara: ju lutem stop. Duajini fëmijët tuaj, duajeni shëndetin e tyre. Të parandalosh është më e lirë sesa të mjekosh.

 

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Në një kohë dhe epokë ku gjithçka po shkon drejt digjitalizimit, studuesit kanë vendosur të kuptojnë si ndikon leximi...

Ndryshon paga për disa kategori/ Sa do jetë rritja për mjekët, infermierët dhe mësuesit

Reforma e ndërmarrë nga qeveria gjatë vitit 2023 për rritjen e pagave do të finalizohet deri në fund të 2024. Vendimi “Për miratimin e...

‘Zien’ toka, dy lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinjë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet është ndjerë në Athinë, në brigjet e Peloponezit, pranë ishujve Strofades. Sipas informacioneve të para, intensiteti i lëkundjeve ka qenë 5.6 e shkallës...

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë të ftohta, minuta të tëra...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

Lajme të tjera

Web TV