Artan Shkreli kujton urën me kurriz të drejtë mbi Gjanicë: Tradita e vjetër që nuk ekziston më

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arkitekti Artan Shkreli ka publikuar sot një foto të rrallë ku shihet një urë e vjetër mbi Gjanicë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Shkreli shkruan se ky është rast shumë i rrallë i një urë me kurriz të drejtë; tradita e vjetër kishte mbijetuar në këtë vepër. Arkitekti sqaron se ura mjerisht u shemb nga moskujdesja ne gjysmën e parë të shek XX.

“Ura e vjetër mbi Gjanicë (Argyas-in e lashtësisë). Peizazh idilik i një Myzeqeje që nuk ekziston më.

Rast shumë i rrallë i një urë me kurriz të drejtë; tradita e vjetër kishte mbijetuar në këtë vepër. Mjerisht u shemb nga moskujdesja ne gjysmën e parë të shek XX,” shkruan mes të tjerash Shkreli.

Kujtojmë se qyteti i Fierit u shndërrua nga një vendbanim i vogël rural në një qytet të mirëfilltë në sajë të një ure. Ndërsa sot në Fier ekzistojnë 7 ura,  secila prej tyre mbart një histori të veçantë, që nis nga shekulli i XVIII-të, për të vijuar deri në ditët tona.

Shumëkush nuk e di që Fieri u shndërrua nga një vendbanim i vogël rural në një qytet të mirëfilltë në sajë të një ure. Do të ishte ura mbi Gjanicë e ndërtuar në vitin 1777 nga Rrapushja, e bija e sundimtarit të Pashallëkut të Beratit, Ahmet Kurt Pashës, duke bashkuar fshatrat dhe lehtësuar lëvizjen e banorëve. Fieri është qyteti me më shumë ura në vendin tonë,  dhe ky fakt nuk është i rastësishëm.

Sot në lumin Gjanicë në Fier funksionojnë 7 ura. secila prej tyre mbart një histori të vecantë, që nis nga shekulli i XVIII-të, për të vijuar deri në ditët tona.

7 urat mbi Gjanicë klasifikohen duke u bazuar tek ujërat rrjedhëse mbi të cilat ngrihen. E para ështe ”Ura e Kishës” (foto ura e kishes , plus pamje nga librat) ose ura e gurtë e cila ka qenë edhe ura më e vjetër sot nuk ekziston.

Lexo edhe :  Ngrihet “Lockheed F-117 Nighthawk”, avioni i parë i padukshëm nga radarët

Rreth saj, në librin ”Shqipëria në 1927”, autori Teki Selenica na tregon se ndërtimi u bë në vitin 1777 nga e bija e Kurt Pashës, Rrapushja, dhe bashkoi brigjet e dy fshatrave të atëhershëm, të Shkozës në brigjet lindore të Gjanicës, me fshatin e Fierit të Madh, që ndodhej në brigjet perëndimore të lumit.

Ndërsa historia na njofton se ura u ndërtua nga familja e sundimtarit të pashallëkut të Beratit, Kurt Pashës, në vendin ku ishte ngritur më parë ura e rrugës antike Egnatia.

Jo rastësisht sot Fieri konsiderohet qyteti me më shumë ura në vend.Por a e dinë qytetarët e Fierit simbolikën e shtatë urave përmbi Gjanicë? Por pyetjes se a do të ndërtohen të tjera ura mbi lumin Gjanica nuk mund ti përgjigjemi dot. Ndoshta në të ardhmen perspektivat e zhvillimit të qytetit do ta mundësojnë përsëri një gjë të tillë.

 

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Superbomba amerikane GBU-57, e vetmja që zgjidh problemin me Iranin

Pika kyçe mbrohet nga "mali i shenjtë", siti bërthamor Fordow. Brenda këtij bunkeri gjigant, Irani ka instaluar një pjesë...

“Durimi ynë u sos”/ Trump kërcënon liderin iranian: Paç fat

Presidenti i SHBA, Donald Trump, kur u pyet për udhëheqësin suprem të Iranit, u përgjigj lakonikisht: Paç fat. Ai theksoi se durimi i SHBA-së “ka...

Shqipëria, e para në Europë për fluturimet, 160% më shumë se para pandemisë

Që pas viteve të pandemisë, Shqipëria ka përjetuar një rritje të ndjeshme të numrit të fluturimeve komerciale, e ndikuar nga faktorë të ndryshëm, përfshirë...

Misioni i Iranit në OKB: Trump, gënjeshtar dhe frikacak!

Misioni i Iranit në OKB sapo i është përgjigjur pretendimit të Presidentit amerikan Donald Trump se Teherani i është drejtuar Uashingtonit për negociata. “Asnjë zyrtar...

I lidhur me vajzën më të madhe në moshë? Lamine Yamal flet pas “akuzave”

Shumë zhurmë për asgjë. Lamine Yamal më në fund ka sqaruar lajmin më të bujshëm të ditëve të fundit, lidhjen e tij me influenceren...

Lajme të tjera

Web TV