Bayern Munich kampion i Bundesligës për herë të TETË radhazi….

Bomberi polak Robert Lewandowski shënoi një gol që e distancon më shumë edhe për Këpucën e Artë. Bayern 76 pikë dhe Dortmund 66...

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një sezon me oshilacione që i ndikua pashmangshmërisht dhe nga pandemia, Bayern Munich arrin të mbyllë llogaritë para kohe në Bundesliga, e të shpallet kampion. Armata e trajnerit Hansi Flick, mundi 0-1 Werder Bremen duke u kurorëzuar në fronin e futbollit gjerman dy ndeshje nga fundi.

Kjo është hera e tetë radhazi që bavarezët arrijnë të përvetësojnë “Meisterschale”, por këtë vit u duk sikur do kishin shumë probleme prej rivalitetit të Borussia Dortmund, dhe Leipzig. E kundërta ndodhi dhe qetësia e imponuar nga trajneri Flick që mori në duar ekipin më mes sezoni, u reflektua dhe në rezultate.

Triumfi 0-1 në Bremen ishte vepër e futbollistit më të mirë të Bayern, e ndoshta të gjithë Bundesligës. Bomberi polak Robert Lewandowski shënoi një gol që e distancon më shumë edhe për Këpucën e Artë. Ekipi mik mbylli ndeshjen në inferioritet numerik pas kartonit të kuq në dëm të Davies por kjo nuk e cënoi suksesin domethënës.

Por si është panorama tani: Bayern Munich 76 pikë dhe Dortmund 66, edhe pse verdhezinjtë kanë 3 ndeshje për të zhvilluar, por ekipi bavarez ka mjaftueshëm, që festa e kufizuar me distancim social dhe jo me lumenj birre, të nisë për kampionët e rikonfirmuar.(fjala.al)

Të fundit

Shoqata e Ndërtuesve: Rritet kërkesa për apartamente në bregdet

Kërkesa për blerje apartamentesh në këtë periudhë kryesohet për tregun e shitblerjeve të pronave në bregdet. Ndërsa në Tiranë...

“Mbas datës 6 të premtoj…”, Albani uron për ditëlindje Miriamin me fjalët më të bukura

Miriam Cani është prej kohësh një këngëtare që njihet për zërin e saj të ëmbël dhe të mrekullueshëm. Së bashku me partnerin e saj, Alban...

“Qershori nis me 37° C”/ Meteorologia: Vera starton shumë egër

Meteorologia Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për muajin qershor, duke qenë se edhe dy ditë na ndajnë nga hyrja zyrtare në stinën...

‘Me i pas dy jetë ti kisha dhënë ty’, publikohet kënga e Kombëtares përpara ‘Gjermani 24’

Më shumë se një këngë, himni që do shoqërojë Kombëtaren në finalet e Europainit 2024 është një mesazh i shkëlqyer promovimi për Shqipërinë. Albania, kështu...

Nuk e fitoi dot “BBV3”, rrëfehet si asnjëherë më parë Jul Deda, zbulon gabimin që bëri

Julian Deda ishte këtë të enjte në “Ftesë në 5” ku ka folur “shtruar” për eksperiencën e tij në Big Brother Vip, të cilës...

Lajme të tjera

Web TV