Situata e shkaktuar nga koronavirusi çdo ditë e më shumë po ngjall frikë te qytetarë, duke menduar për një valë të dytë.
Mjeku infeksionisti Pëllumb Pipero shprehet se kjo situatë ishte e pritshme sepse virusi vazhdon të qarkullojë.
Gjatë një interviste në emisionin Tempora në oranews, Pipero nënvizoi faktin se rastet e shtuara në spital nuk janë me ritmet e fazës së parë.
Fjala e plotë
“Situata ishte e pritshme sepse e para nuk ka ndodhur vetëm te ne por pothuajse te të gjitha vendet pas rihapjes. Në këtë aspekt situata ishte e pritshme jo vetëm me rastet pozitive. Duhet të jemi koshient, raste ka dhe do të ketë sepse virusi vazhdon të qarkullojë.
Rastet e shtruara në spital natyrisht nuk janë me ritmet e fazës së parë. Nëse në fazën e parë të epidemisë, pothuajse 50 e rasteve pozitive shtroheshin në spital, tashmë mund ta bëni vetë llogarinë, sa shtrohen në spital, janë shtruar 7, 8 ose 10 raste. Situata ishte e pritshme, do kishte shtim të rasteve.”
Bo.Ba/fjala.al