Karameta: Testi i Gjuhës ishte brenda programit, i vetmi gabim ishte …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Provimi i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe është kthyer në një nga temat më të debatuara të ditëve të fundit duke sjellë dhe revoltë nga maturantë të cilët pretendonin se përmbante pyetje jashtë programit mësimor.

Por, nuk ka të njejtin mendim me ta Prof. Dr. Asc. Pëllum Karameta. Gjatë një interviste në Report TV ai tha se testi ishte brenda programit arsimor. Karameta deklaroi se e vetmi gabim në teks ishte pyetja me “Turi” që sipas tij ishte një paragraf i marrë nga jashtë dhe në përkthim kishte gabime ortografike.

“Konstatoj se nuk njihet vetë testi. Janë marrë fragmente nga një website në një tjetër dhe janë shprehur opinione që nuk kanë lidhje me atë që është e vërteta. Testi ka 60 pyetje dhe  është ndërtuar në një formë të re Është një test që i japë mundësi nxënësit të demonstrojë  sa është në gjendje të komunikojë.  Testi është brenda kërkesave të programit arsimor. Nuk janë paraqitur në test çështja që maturanti do ti trajtonte nga shkurti në qershor. Kjo që është vendosur në testin e gjuhës dhe këto çështje që lidhen me këtë paragraf të ‘Turit’ i qëndrojnë logjikës programore janë të afta për tu përballuar nga nxënësit? Këto janë pyetjet. Përderisa këto pyetje janë pranuar problemi në nivelin teknik është i zgjidhur.  Në test është marrë nga një website i huaj një paragraf i shkruar në shqip, por derisa ai që e ka shkruar nuk e ka njohur mirë gjuhën shqipe i ka lejuar vetes të ketë gabime ortografike. Është marrë qëllimisht ky paragraf në shqip, jo i përkthyer  dhe është vendosur në test. Në hyrje të testit është shkuar: Paragrafi i poshtëm përmban gabime gramatikore.  Sa i takon analizës së tekstit, lidhjes së elementëve këto gabime nuk e cenojnë arsyetimin logjik se janë gabime drejtshkrimore. Testi është shkruar nga dy profesorët më të mirë. Testi nuk përmban asnjë gabim drejtshkrim me përjashtim të kësaj pjesë që është vënë qëllimisht për ta bërë alert”, u shpreh Karameta/En.Br./Fjala.al

Të fundit

“Gjithmonë fitoj trofe në sezonin tim të sytë”, fansat rikujtojnë fjalët e Postecoglou

Një deklaratë e Ante Postecoglou në muajin shtator, për shumë muaj është kthyer në tallje ndaj tifozëve të Tottenhamit....

Dosja 5D/ Përplasje në seancën gjyqësore, kërkesat e të pandehurve që shkaktuan debat

Seanca gjyqësore ndaj të pandehurve të dosjes 5D, është shoqëruar me tensione në sallën e gjyqit. Denion Bogdani, avokati i të pandehurit Redi Molla, ka...

Vajza që ka udhëtuar çdo shtet të botës e vetme rrëfen ku nuk do të kthehej më kurrë

Jessica Nabongo është një nga gratë e para me ngjyrë që ka vizituar 195 vendet e botës, një arritje që e përmbylli në vitin...

Rrugorja e Tiranës me “dorë të hekurt”/ 6000 gjoba dhe 14 të arrestuar në orët e fundit

Policia Rrugore e Tiranës ka nisur një plan të posaçëm masash për të përforcuar sigurinë në rrugët e kryeqytetit. Me praninë e shtuar të forcave...

Turqia i shpall “luftë” obezitetit, nisin kontrollet me peshore në mes të rrugës

Zyrtarët e shëndetësisë kanë ndërmarrë veprime në 81 provincat e Turqisë me qëllim testimin e të paktën 10 milionë qytetarëve deri më 10 korrik. Qeveria...

Lajme të tjera

Web TV