Në aeroportin e Rinasit mbërrinë charteri me oficerë shtesë të FRONTEX

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Në aeroportin e Rinasit ka mbërriti një charter me oficerë shtesë të FRONTEX për parandalimin e emigracionit të paligjshëm në vend.

Ata do të vendosen në në kufirin e jashtëm të Shqipërisë me BE-në, në vijim të misionit.

Njoftimi i plotë 

Prej 1 viti, në vendin tonë, konkretisht në Gjirokastër dhe Korçë, në kufirin tokësor me Greqinë, filloi zbatimi i operacionit JO FOA Western Balkan, i Agjencisë Europiane të Rojes Kufitare dhe Bregdetare, FRONTEX, ku marrin pjesë oficerë të policive kufitare të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian dhe të FRONTEX.

Qëllimi është zbatimi i aktiviteteve operacionale të koordinuara, në kufirin tokësor ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, për kontrollin e flukseve të imigracionit të parregullt, parandalimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar dhe forcimin e bashkëpunimit. Ky qëllim, tashmë është përmbushur me sukses.

Që prej fillimit të Operacionit të përbashkët, me 22 Maj 2019, situata e sigurisë kufitare ka ndryshuar dukshëm, në sajë të angazhimit të rojeve kufitare të vendeve të Bashkimit Europian, por edhe në sajë të pajisjeve teknike për kontrollin e kufirit të vendosura në përdorim të operacionit nga vendet anëtare dhe FRONTEX.

20 shtete kontribuan në Operacion duke angazhuar punonjës policie dhe personel civil, me 7 profile të lidhura me detyrat e kontrollit kufitar (për mbikëqyrjen e kufijve, ekspertë informacioni, ekspertë të intervistimeve, oficerë mbështetës të Frontex, ekspertë të nivelit të avancuar të dokumenteve të udhëtimit, ekspertë të automjeteve të vjedhura, oficerë të vijës së parë të kontrollit) si dhe përkthyes (si pjesë e kontributit të Holandës).
Për të mbuluar plotësisht nevojat operacionale, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion të operacionit të gjitha burimet e tjera të nevojshme njerëzore.

 

Lexo edhe :  Përgjimet e anti-mafias italiane/ Balla: Ato që janë përmendur me emër i keni në presidencë dhe miq të Lulzim Bashës

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

‘Më mirë martohu e bëj fëmijë’/ Deklarata e Albi Nakos që ndezi rrjetin

Një 40-vjeçare ishte mes tyre që konkurroi këtë të diel në emisionin ‘Just Dance’ dhe ndërsa të gjithë duartrokitën...

Skandal / I dha ilaçe të gabuara dy pacientëve me COVID, që më pas humbën jetën, mjeku në pranga

Një tjetër skandal në Itali, një mjek në spitalin e Brescias mësohet tu ketë dhënë qëllimisht ilaçe me efekt anestetik dhe bllokues neuromuskular pacientëve...

Sulmohet biznesmeni i njohur, autorët i lënë brenda mjetit një shufër hekuri dhe një mesazh në letër

Makina e në biznesmeni në Shkodër është shkatërruar gjatë natës së kaluar. Mësohet se mjeti tip “Tiguan”, me targë AA 289 OA, me ngjyrë...

Përgjimet e anti-mafias italiane/ Balla: Ato që janë përmendur me emër i keni në presidencë dhe miq të Lulzim Bashës

Kreu i PS-së, Taulant Balla u ndal të fliste për përgjimet e anti-mafias italiane. "Eurodeputeti që përmendet është mik i vjetër i Lulzim Bashës e...

Kryemadhi mbledh LSI-në, prezantohet programi politik: Jemi kundër shpenzimeve të luksit

Teksa na ndajnë më pak se 90 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Lëvizja Socialiste për Integrim prezanton programin e saj politik. Fjalën hapëse...

Lajme të tjera

Web TV