EKSKLUZIVE/ Aleksi: Me Tiranën një nga ndeshjet më të mira, duhet të ishim më lart në renditje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesfushori i Teutës, Albano Aleksi, ishte pa dyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm në ndeshjen e “Djemve të detit” me ekipin e Tiranës. Ndonëse nuk ishte ai autori i golit, Aleksi shfaqi një performancë shumë të lartë dhe pati ndikim parësor në rezultatin e arrirë.

Ndërsa foli në një intervistë për gazetën “Fjala” për rezultatin e marrë dhe punën e bërë, ai theksoi se presioni ndaj lojtarëve ka qenë shumë i lartë dhe se gjatë gjithë javës së kaluar është punuar që të merrej fitorja nga takimi me bardheblutë e kryeqytetit, por në të njëjtën kohë nuk ka harruar të theksojë se rezultati ishte dhe fat.

“Kemi kohë që sulmuesit janë pak nën presion, mund të them, për arsye që nuk kanë shënuar gola, por dje u tregua që goli është dhe pak fat, por, në përgjithësi, kanë luajtur mirë, sepse gjatë javës kemi punuar shumë në repartin e sulmit.”- u shpreh fieraku.

Ndërsa ka folur për të ardhmen dhe qëllimet titullari i “Djemve të detit” theksoi se shpreson që sa më shpejt të kalojë në një kampionat të huaj.

“Shpresoj që në të ardhmen, pse jo, ta provoj veten diku jashtë, që edhe unë ta shoh vetë se sa mundësi kam që të luaj në një kampionat më të fortë se ky i yni.”- ka thënë lojtari që kur hyn në fushë duket i  pandalshëm dhe vazhdon t’i shkojë drejt qëllimeve të tij.

Nga Katerina Tafa

Ishit pa diskutim një nga lojtarët kryesor të ndeshjes me Tiranën, si mund të na e përshkruash performancën tënde në këtë takim? Na flit pak për këtë ndeshje

Besoj si unë edhe shokët e ekipit kanë dhënë maksimumin për ta fituar këtë ndeshje dhe ka qenë një nga ndeshjet më të mira që kemi bërë deri tani, kjo tregoi se duhet të jemi më lart në renditje. Ndërsa sa për veten time shpresoj të vazhdoj me këto ritme edhe pse jo për diçka më shumë.

Një fitore e madhe mund të konsiderohet ajo e juaja mbrëmjen e së hënës, çfarë e solli sipas teje atë rezultat?

Kishim gjithë javën që përgatiteshim për këtë ndeshje në çdo aspekt dhe kishim besim që do ta fitonim ne atë takim, siç edhe ndodhi në fund. Vinim nga disa ndeshje jo të mira dhe kjo fitore na rrit shumë moralin për ndeshjet e tjera dhe besoj se do të vazhdojmë kështu dhe në vijim.

A do donte Aleksi që të kishte qenë autori i golit të vetëm dhe të fitores së Teutës?

Po do ishte kënaqësi më vete për aspektin personal, por më bëhet qejfi për çdo shok të ekipi që shënon sepse jemi një familje dhe kemi një objektiv të gjithë.

Lexo edhe :  Polonia merr biletën e fundit për në Europian dhe mposht Uellsin pas 11-metërshave

Çfarë ndodhi me lojën tuaj, pasi Teuta doli pak nga strategjia e përhershme dhe u përqendrua më shumë në sulm, pse pikërisht u vendos ndryshimi i strategjisë në këtë takim?

Kemi kohë që sulmuesit janë pak nën presion mund të them për arsye që nuk kanë shënuar gola, por dje u tregua që goli është dhe pak fat, por në përgjithësi kanë luajtur mirë sepse gjatë javës kemi punuar shumë në repartin e sulmit.

Çfarë iu tha trajneri në përfundim të pjesë së parë, që Teuta vazhdoi të qëndronte e palëkundur në fushë edhe në 45-minutshin e dytë të ndeshjes?

Trajneri thjesht na tha sa më pak gabime që të bëjmë dhe sa më shumë të luftojmë aq më e madhe do jetë grinda brenda ekipit, kemi për ta fituar ndeshjen më të rëndësishme, jemi më lart së kundërshtari në çdo aspekt na theksoi ai.

Cili është qëllimi I skuadrës për vijimësinë e ndeshjeve dhe cili është qëllimi kryesor i Aleksit?

Qëllimi i ekipit është që të arrijë ato objektiva që klubi ka vendosur dhe shpresoj që t’i arrijmë. Vetë besoj të bëjë sa më mirë për Teutën sepse qëllimi është të jem sa më mirë këtu dhe pse jo të arrijë diçka më shumë në të ardhmen.

A ka ndonjë të re në lidhje më të ardhmen tuaj, pra do vazhdoni të qëndroni te Teuta apo vitin e ardhshëm do ju shohim të luani për tjetër fanellë?

Unë jam në kontratë me Teutën dhe do vazhdoj të jem i përqendruar deri në fund të kësaj kontrate, pastaj se çfarë ndodh një zot e di dhe shpresoj që klubi të bëjë sa më mirë për lojtarët.

A nuk mendoni se ka ardhur koha që të kaloni në një kampionat të huaj dhe nëse po ku do doje të kaloje?

Shpresoj që në të ardhmen pse jo ta provoj veten diku jashtë që edhe unë ta shoh vetë se sa mundësi kam që të luaj në një kampionat më të fort se ky i yni.

Mes skuadrave të Superligës shqiptare ku do doje që të luaje përveç Teutës?

Për momentin jam lojtar i Teutës dhe nuk mund të them asgjë më shumë.

A cilësohet ky sezon si i suksesshëm për ju dhe nëse do donit të ndryshonit diçka çfarë do ishte ajo?

Objektivi i klubit është që ekipi ynë të kapi kupat e Europës dhe aty mund ta quajmë këtë një sezon të suksesshëm. Nëse do ndryshoja diçka do ishte që Teuta ta mbyllte këtë vit me një trofe siç është Kupa e Shqipërisë, ajo do ishte vërtetë diçka e bukur.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

3 shenjat e horoskopit që e lëshojnë dorën thuajse gjithnjë me miqtë për para borxh

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është...

‘Ethet e Dengës’?/ OBSH ngre alarmin: Sëmundje virale, ka shënuar shifra rekord këtë vit

Epidemia e Etheve të Dengës po përhapet me shpejtësi në Karaibe dhe Amerikën latine, duke shënuar shifra record nga fillimi i vitit deri tani....

“Në Maj nisin faturimet e reja”/ Ja sa kilovati do të paguajnë furrat që tregtojnë bukë

2600 furra buke që operojnë në mbarë vendin nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Nga Lushnja, Zv/Kryeministria Belinda Balluku...

Meta denoncon në Prokurori: Më kanë vjedhur hard diskun në zyrën e PL!

Kreu i PL, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se në zyrën e Partisë së Lirisë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një...

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku Blerina Bala u votëbesua për...

Lajme të tjera

Web TV