Punimet në rrjet do shkaktojnë shkëputje të energjisë elektrike në një pjesë të Tiranës. Kështu ka lajmëruar Operator i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
“Për shkak të remontit të planifikuar në disa nga fiderat e NST Valias dhe NST Ndroq, në datën 19 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 do të mbeten pa energji disa zona në Tiranë. Bathore, Breg Lumi, Valias pjeserisht, Kamëz pjeserisht, Ndroq, Maknor, Pezë e Madhe, Pojan, Grece”, thuhet në njoftimin e OSHEE.
Ka.li/fjala.al