Pompeo letër Hotit: SHBA mbështet përmbylljen e dialogut me njohje reciproke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i ri i Kosovës Avdullah Hoti ka marrë ditën e sotme një letër urimi nga sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo për marrjen e postit të ri.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e shefit të qeverisë së Prishtinës.

“Ne vazhdojmë të mbështesim Kosovën në avancimin e procesit të normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të përqendruara në njohjen e ndërsjellë”, shkruan Pompeo duke shtuar se kjo është esenciale për Kosovën sa i përket integrimit global dhe arritjes së potencialit të saj të plotë.

Lidhur me lettrën e Pompeo ka reaguar dhe vetë kreu i qeverisë së Kosovë në një postim në Twitter

“Departamenti amerikan i shtetit dhe Sekretari i shtetit, Mike Pompeo më ka uruar sot për procesin demokratik dhe paqësor të formimi të qeverisë. Ne jemi të përkushtuar për të punuar së bashku dhe jemi shumë falënderues për mbështetjen e parezervë në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e përqendruar në njohje reciproke”, ka shkruar Hoti./En.Br./Fjala.al

Të fundit

A do të largohesh nga pushteti? Përgjigjet Rama!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, është shprehur se nuk ka ndërmend...

Goditje e madhe për Kombëtaren, Mario Mitaj lëndohet tek Al-Ittihad

Afrimi i muajit mars dhe ndeshjeve të para të kualifikuese të Kupës së Botës, duket se po shton edhe problemet e vazhdueshme fizike të...

Dieta shumëngjyrëshe që ju ndihmon për të forcuar imunitetin

Ndërkohë që sezoni i gripit dhe i ftohjes vazhdon, është mirë të dihet se ajo çfarë hani ndihmon sistemin imunitar të luftojë kollën, teshtimat...

Zyrtare/ Marcelo var këpucët në “gozhdë” pas 20 vitesh futboll të luajtur

Marcelo var këpucët në gozhdë pas 20 vitesh në futboll. Ish-mbrojtësi brazilian e njoftoi vendimin këtë të enjte. 36-vjeçari poston një video në rrjetet sociale...

T’i bëni ‘screenshot’ bisedave në WhatsApp do jetë e rrezikshme?!

"WhatsApp do sjellë një ndryshim të ri për të treguar se personi të cilit i dërguat një mesazh i ka bërë “screenshot” ekranit”. Ky...

Lajme të tjera

Web TV