Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Berat, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një fëmijë 5-vjeçar.
Në njoftimin e policisë bëhet me dije se është arrestuar një person me inicialet S.K, pasi është denoncuar nga babai i fëmijës 5-vjeçar.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, ndaluan shtetasin S.K., 48 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi seksual me të mitur”, me një fëmijë 5-vjeçar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.ka.ta/Fjala.al/