Protestuesit rrëzojnë dhe djegin statujën e ish-gjeneralit të Konfederatës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kryeqytetin amerikan në Uashington protestuesit rrëzuan statujën e vetme të një gjenerali të konfederatës Albert Pike dhe i vunë asaj flakën në ditën që përkujton fundin e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara e njohur si “Juneteenth”. Sipas dëshmitarëve okularë dhe nga videot e postuara në mediat sociale policia ndodhej në vendin e ngjarjes, por nuk ndërhyri për t’i ndalur protestuesit.

Në një postim në twitter në lidhje me rrëzimin e statujës drejtuar kryetares së bashkisë Muriel Bowser, Presidenti Donald Trump, shkruante se:

“Policia e kryeqytetit nuk po e bën punën e vet ndërsa shihte statujën që po rrëzohej e digjej. Këta persona duhet të arrestohen menjëherë. Një turp për vendin tonë!”.

Pas rrëzimit të statujës shumica e protestuesve iu drejtuan paqësisht sheshit Lafayette pranë Shtëpisë së Bardhë.

Statuja e Albert Pike ka qenë ndër vitenjë burim polemikash. Statuja e ish-gjeneralit të Konfederatës u vendos rreth nje kilometër larg Kongresit në vitin vitit 1901. Ajo u ndërtua me kërkesë të masonëve që lobuan me sukses në Kongres për t’u dhënë atyre tokë për statujën për aq kohë sa monumenti i Albert Pike do të vendosej aty me veshje civile, jo ushtarake./VOA

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV