E rëndë në Kosovë/Makina përfshihet nga flakët, dyshohet për një të vdekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Vlashnje të Prizrenit, Kosovë.

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, ndërkohë që dyshohet se brenda mjetit ka pasur një person. Sipas zyrtarëve të policisë rajonale rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

“Policia e Kosovës rreth orës 15:17 ka marrë një informacion se në afërsi të fshatit Vlashnje të Prizrenit është vërejtur një automjet duke u djegur. Menjëherë njësitet policore së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë. Dyshohet se trupi i një personi është djegur. Mosha, gjinia e personit, tipi i automjetit, as rrethanat për momentin nuk dihen”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovë.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendgjarje dhe po hetojnë për të zbardhur të vërtetën./En.Br./Fjala.al

Të fundit

VIDEO/ Flamuri i PD-së “hyn” me dron në shtëpinë e BBV, mesazh për Luizin

Luiz Ejlli, i konsideruar si ‘luani’ i këtij edicioni të Big Brother VIP, siç duket do të jetë edhe...

VIDEO / Plas sherri mes vajzave në emision: Kujdes me mu se t’i thej gishtat!

Gisela dhe Briki janë dy nga konkurrentet në emisionin “Përputhen”, ku djem dhe vajza mblidhen për të gjetur shpirtin binjak. Megjithatë, jo gjithmonë dashuria triumfon,...

“Plani i fshehtë për arrestimin e Dakos”/ Ish-drejtuesi i policisë tregon skemën

Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarrmataj tha në emisionin Now në Euronews Albania se në kohën kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendshëm ishte përgatitur...

Para pak muajsh mundi kancerin/ Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur aktorja meksikane

Rebecca Jones, aktorja e njohur meksikane, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare herët në mëngjesin e sotëm. E njohur për rolin e saj si antagoniste në...

Shkolla e Policisë “përjashton” ekselentët/ S’lejohen ata mbi 30 vjeç apo që mbajnë syze

Në muajin shkurt 2023, Policia e Shtetit, njoftoi se janë hapur 300 vende vakante për punonjës policie. Kandidatët duhet të paraqiteshin deri më 15...

Lajme të tjera

Web TV