Stadiumet në Francë do të hapen për tifozët që nga 11 Korriku

Maksimalisht pesë mijë shikues do të lejohen në arenat anembanë vendit duke respektuar distancimet sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca ishte vendi i parë që mori një vendim ekstrem për të mbyllur kampionatin e futbollit para kohe, por tani pas krizës së madhe të pandemisë, po ndryshon qëndrim. Stadiumet në Francë do të hapen për tifozët që nga 11 korriku.

Vendi transalpin po lehtëson masat e përballjes me COVID-19, ndërsa qeveria dha dritën jeshile dhe për sportin më popullor në planet. Maksimalisht pesë mijë shikues do të lejohen në arenat anembanë vendit duke respektuar distancimet sociale dhe protokollin e sigurisë. Ky kufizim mund të lehtësohet më vonë në verë. Kampionati i ri në Francë pritet të fillojë më 22 gusht.

Edhe finalet e Kupës së Francës dhe Kupës së Ligës tani mund të luhen me shikues në stadiume. Edicioni 20192020 i Ligue 1 të Francës zyrtarisht u anulua më 30 prill, ndërsa PSG-ja u shpall kampione. Ligue 1 është e vetmja prej pesë ligave të mëdha evropiane të futbollit që ka anuluar edicionin, një veprim që ngjalli protesta të mëdha, sidomos nga skuadra që u lanë jashtë kupave Europiane, si Lyon.

Të fundit

A do të ketë reshje shiu? Surpriza e motit për ditën e sotme

Pellgu i Mesdheut tashmë po ndikohet nga një masë ajri e ftohtë, duke sjellë mot të paqëndrueshëm në vendin...

Horoskopi i ditës, e premte, 19 Prill 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Kohët e fundit nuk keni pasur shumë fat në dashuri, por tani mund të filloni të rikuperoheni, ndaj hapuni më shumë me të tjerët...

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale të Europa League falë suksesit...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Lajme të tjera

Web TV