“Ali Pashë Tepelena u tradhtua nga njeriu më i afërt i tij”, ja çfarë shkruante gazeta franceze në 1822

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aurenc Bebja

“Le Moniteur Universel” ka botuar, të hënën e 25 marsit 1822, në ballinë, një shkrim në lidhje me vrasjen e Ali Pashë Tepelenës, duke dhënë kështu emrin e njeriut që e tradhtoi, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Bavari.

Nuremberg, 16 mars.

Ne lexojmë në gazetën tonë artikullin më poshtë:

Kufijtë e Italisë, 10 Mars. “Ne po marrim lajme të rëndësishme nga Epiri në këtë kohë. Ali Pasha u tradhtua me të vërtetë nga mbështetësit e tij, dhe iu dorëzua Chourschid-Pashës (Hurshid ose Hurshit), i cili menjëherë e ekzekutoi duke i prerë kokën dhe duke e dërguar kështu në Kostandinopojë. Qeveria angleze e Ishujve Jonianë mori lajmin zyrtar të kësaj ngjarje më 9 shkurt, dhe menjëherë ia komunikoi konsujve të huaj.

Ekstradimi u bë më 2 shkurt. Të nesërmen trupat turke hynë dhe pushtuan fortesën e Janinës. Një shqiptar, me emrin Vaia (Athanas ose Thanas Vaja), një mik i ngushtë i Aliut, dhe në të cilin ai kishte besim të pakufizuar, e tradhtoi, për interes të Hurshid Pashës. Ky i fundit drejtoi vëmendjen e tij kryesisht tek thesari i Aliut, i cili përbënte një shumë të madhe, si në para dhe në bizhuteri; A ia dorëzoi Vaja të gjithin ?

Besohet se Hurshid Pasha tani do të marshojë ndaj Suliotëve, të cilët ende nuk i janë nënshtruar Portës, siç pretendohej; por ata sulmuan shqiptarët myslimanë të cilët kohët e fundit mbështetën Hurshid Pashën, dhe kështu ata shkatërrojnë pronat e tyre. Lufta civile është më e ndezur se kurrë në Epir.”/darsiani.com

Të fundit

3500 euro për letrat greke! Shoferi i autobusit si “agjenci punësimi”

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro...

Greqia në alarm për situatën në Lindjen e Mesme, mbledhje urgjente!

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dhendias ka thirrur pasditen e së mërkurës një mbledhje të jashtëzakonshme në sallën e Këshillit të Shefave të Shtabit...

“Me këtë strategji PD po e mbyll qepenin, zgjedhjet bashkiake…”

“Zgjedhjet lokale vijnë shpejt, njerëzit nuk janë budallenj…”, Lami: Me këtë strategji PD e ka mbyllur qepenin Analisti politik Roland Lami, në një koment gjatë...

Federata Angleze akuzon për doping shokun e Brojës te Chelsea

Mykhailo Mudryk është zyrtarisht akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të rregullave antidoping, duke përballur mundësinë e një pezullimi deri në...

Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen ndaj Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu falënderoi Presidentin e SHBA-së, Donald Trump për “qëndrimin në krahun tonë” ndërsa Izraeli ecën përpara me luftën e tij kundër...

Lajme të tjera

Web TV