Një aksident automobilistik është regjistruar në Fier, ku një automjet ka aksidentuar babë e bir të cilët po udhëtonin me biçikletë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit”
“Shoferi, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, ka aksidentuar lehtë shtetasin me inicialet R. H, 44 vjeç dhe djalin e tij 12-vjeçar, të cilët po udhëtonin me biçikletë.” thuhet në njoftimin e policisë.
Mësohet se drejtuesi i mjetit R. H. është vënë në pranga nga blutë e Fierit dhe akuzohet për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.