Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Gazette de France (1822 / Ali Pasha nuk ka vdekur, gjendet në Port Mahon, në ishullin e Menorca-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

https://youtu.be/Cowj5smQEXc

E nisi si kaçak që sulej mbi karvanët dhe rrëmbente ar dhe çdo gjë me vlerë nga pasuritë e Perandorisë Osmane, por në një kohë të shkurtër mori gradën “Pasha” dhe nëpërmjet diplomacisë e dhunës (që në dukje nuk shkojnë me njëra-tjetrën), Ali Pasha, ose i njohur ndryshe si Pashai i Janinës, u kthye në figurat me me ndikim të kohës. Ndikimi i tij dhe dëmi që po i shkaktonte ushtrisë osmane apo edhe pavarësia prej perandorisë nxiti disa ekspedita ushtarake për t’i dhënë një fund tragjik. Ajo që njihet në histori, por edhe nëpërmjet gojëdhanave është se koka e Ali Pashës u pre dhe u dërgua si “trofe” në Stamboll, por krejt ndryshe transmetoheshin lajmet në vendet e tjera. Për këtë “Pasha lokal” shkrante shtypi i kohës në Perëndim, madje duke hedhur edhe dyshime mbi vrasjen e tij. Gazeta franceze ngre dyshimin se Ali Pasha nuk ka vdekur dhe gjendet në Port Mahon, në ishullin e Menorca-s.

Nga Aurenc Bebja*

“Gazette de France” ka botuar, të shtunën e 20 prillit 1822, në ballinë, shkrimin e bujshëm të gazetës së Nurembergut, që hidhte dyshime mbi vdekjen e Ali Pashë Tepelenës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar

Nuremberg, 13 prill.

…Na shkruajnë përtej kufijve të Zvicrës: “Sipas disa letrave nga Barcelona, një i huaj i pasur ka mbërritur në Mahon (Port-Mahon, ishulli i Menorca-s), dhe ky i huaj i pasur thuhet se është ish-pashai i Janinës, Aliu i famshëm. Ai ishte në bordin e një anijeje franceze dhe kishte dy gra dhe një shërbëtor me vete. Bagazhet e tij përbëheshin nga dymbëdhjetë arka me peshë shumë të konsiderueshme. (Kështu që ka të ngjarë se ai mund të ketë lënë në vende të sigurta disa nga thesarët e tij, si në bregdet apo në një nga ishujt e Greqisë. Thuhet se ai duket se ka në plan të qëndrojë ca kohë në Mahon.)”

Lexo edhe :  11 dhjetor 1941/ Lufta e Dytë Botërore: Gjermania dhe Italia i shpallin luftë ShBA

Ne do t’i shtojmë këtij lajmi detajet që jepen për ikjen e pretenduar të të tmerrshmit Ali Pasha. Kur e pa se pushteti i tij po i zvogëlohej deri në pikën e fundit, ai u pajtua me ithtarët (mbështetësit) e tij që ata të bënin sikur po e tradhtonin.

Ndërsa po negocionte me gjeneralët turq, ai bëri të gjitha përgatitjet e nevojshme për arratisjen e tij, hodhi pjesën më të madhe të thesareve të tij në ujë, por u kujdes për të siguruar një milion ‘sequins’. Pastaj, ai u vesh si një bari turk dhe priti rezultatin e negociatave. Ne e dimë se si ata përfunduan dhe se koka e tij duhej dorëzuar te turqit. Ata e morën menjëherë; por në vend të kokës së Aliut, ishte ajo e një shqiptari të vjetër që kishte vdekur nga plagët e tij dhe i kishin vënë një çallmë të çmuar. Asnjë nga gjeneralët turq nuk e njihte Aliun fizikisht; kështu që ata u mashtruan lehtësisht dhe, në përputhje me kapitullimin, ata u larguan nga vendi. Aliu shfrytëzoi këtë moment për të shpëtuar veten e tij; ai arriti për fat të mirë në Butrint (një qytet në Shqipërinë austriake, në kanalin e Korfuzit), dhe u fut atje në një anije që pranoi ta priste. Askush nuk mund ta mohojë vërtetësinë e kësaj historie, kur e kujton karakterin dinak të Ali Pashait. (Korrespondenti i Nurembergut.)

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Vota e emigrantëve/ Hapet vatër e re konflikti mes së majtës dhe së djathtës

Ambasadat dhe konsullatat shqiptare janë kthyer në shënjestër të opozitës, me Sali Berishën që i akuzon për përfshirje të...

​Austria ofron 1 mijë euro për çdo refugjat sirian për t’u kthyer në shtëpi

Qeveria konservatore e Austrisë njoftoi sot se po u ofron refugjatëve sirianë një bonus kthimi prej një mijë eurove për t'u kthyer në Siri, pas...

Buxheti 2025/Veliaj: Nisim ndërtimin e 5 shkollave të reja, qendra për autizmin dhe…

Numri i shkollave të reja të ndërtuara në 10 vitet e fundit do të jetë mbi 50. Gjatë dëgjesës për buxhetin e vitit 2025,...

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për ditën e sotme

Këtë të shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira, si dhe reshje shiu, të cilat do të jenë...

Trump kërkon t’i jepet fund praktikës së ndryshimit të orës

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha të premten se Partia Republikane “do të bëjë përpjekjet e saj më të mira”...

Lajme të tjera

Web TV