Majko: S’do të isha në zyrën e ministrisë, nëse s’do siguroja votën e diasporës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko deklaroi sonte se nëse i refuzohet e drejta e votës diasporës, kjo tregon frikën e elitës politike, ndërsa shtoi se kjo gjë do të ndodhë, pasi ndryshe nuk do të ishte në atë zyrë.

I ftuar në emisionin “Real Story”, ministri Majko i bëri thirrje opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare të hapin dritën jeshile për votën e emigrantëve dhe e gjithë politika të nisë me procedurat.

“Vota e tyre do të bëhet me postë, por edhe me shprehje vullneti. Do ishte non sens t’iu dërgohej të gjithëve me votë, por do të ishte edhe shpenzim. Shprehja në vullnet do të thotë që ata që janë jashtë do të shprehin dëshirën për të votuar, dhe më pas do iu dërgohet posta.

Mendoj se ne kemi një gjë, që jemi gjithmonë të prirur të shohim anën negative të çdo gjëje. Çdo sistem ka të mirat dhe të metat e veta. Edhe votimi i shtetasve tanë jashtë me zarf është kështu, por ne duhet të diskutojmë procedurat.

Ajo që kërkohet me opozitën jashtëparlamentare dhe atë parlamentare është që për këtë çështje të hapin dritën jeshile dhe të bëjmë procedurat. Zarfi mbetet alternativa e vetme.

Nëse i refuzohet e drejta e votës ‘ushtrisë’ e diasporës, kjo tregon frikën e elitës politike. Nëse nuk do të sigurohet vota e tyre, unë nuk do të isha në atë zyrë, s’do kishte një ministri të tillë”, u shpreh Majko.

Të fundit

Çantat vjeshtë-dimër 2023, koha për të qenë të guximshme

Tendencat e çantave të kësaj vjeshte janë më pak të çuditshme, por ka gjasa që të shihen në rrugët...

Me foton nga fëmijëria, ja si e uroi Getinjo vëllain e tij Mozzik për ditëlindje

Reperi i njohur, Mozzik, festoi një ditë më parë ditëlindjen. Ai bëri 28 vjeç dhe këtë e tregoi vetë reperi përmes një postimi në...

“Njerëzit po vdesin kot”, Elon Musk krahason luftën në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore

Elon Musk e ka krahasuar luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore, teksa thotë se “kaq shumë njerëz vdesin kot”. Miliarderi i kompanive Tesla and X,...

40 mijë banesa bosh në Tiranë, taksa nuk i “vret” pronarët

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në...

Lajmet për politikën ju dëmtojnë zemrën

Lajmet e ditës në vendin tonë janë të mbushura me politikë. Çdo edicion lajmesh nis me një ose shumë politikanë që herë flasin qartë...

Lajme të tjera

Web TV