Pas vdekjes së të moshuarit ditën e djeshme gjatë marrëdhënieve seksuale në ambjentet e një lokali, policia ka arrestuar sot pronaren e saj.
Pas hekurave ka përfunduar shtetasja M. Z.,43 vjeç, pasi dyshohet se lokalin e saj e shfrytëzonte për prostitucion.
Ditën e djeshme në ambjentet e lokalit të saj në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër u gjet i pajetë shtetasi K. V., 72 vjeç, banues në Dropull, ku nga kqyrja paraprake e trupit nuk u konstatuan shenja dhune.
Burime zyrtare bëjnë me dije se mbi 43 vjeçaren rëndojnë akuzat për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Ushtrim prostitucioni”.
Materialet në ngarkim të shtetases M. Z. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.
/En.Br./Fjala.al