Avdullah Hoti, kryeministri i Kosovës ka lajmëruar ditën e sotme në rrjetet sociale se Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur për lejimin e dasmave dhe ahengjeve.
“Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur të lejojë dasma dhe ahengje. Më 1 korrik, përfaqësuesit e pop-it dhe hoteleve do të takohen me Ministrinë e Shëndetësisë për të vlerësuar nëse ka kushte që të zhvillohen aktivitete të tilla.
Të gjitha masat lehtësuese që janë ndërmarrë deri më tani janë duke u monitoruar nga afër dhe po vlerësohen vazhdimisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë.
Prandaj, qytetarët kërkohet të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat. Përkundrazi, në rast të përkeqësimit të situatës, jeta e qytetarit mbetet përparësi dhe ne do të fillojmë me aplikimin e masave të reja për mbrojtje kundër përhapjes së virusit!”– ka thënë Hoti. Ka.li/fjala.al