Kush janë vajzat e Vladimir Putin? Biondet që krijuan jetën, larg mbikëqyrjes së Kremlinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbulohen fotot sekrete të vajzave të presidentit rus Vladimir Putin, pjesë e një koleksioni privat. Imazhet shfaqin Marian dhe Katerinën, të dyja nga martesa e parë e Vladimir Putin, kur ishin ende adoleshente, përpara se Putin të betohej si president në vitet 2000.

Prej vitesh, edhe pse pjesë e skenës politike, Putin është përpjekur që fëmijët e tij ti mbajë larg syrit të publikut, edhe pse sot janë mbi të 30-tat. 2 vajzat e tij jetojnë larg të atit, aq sa shumë rrallë shihen e mezi flasin me njëri tjetrin. Në foto ato shihen në ambientet e Kremlinit apo teksa luajnë bilardo me djemtë e Sergei Pugachev, një nga njerëzit në atë kohë më të besuar të Putin.

Në foto shfaqet edhe ish bashkëshortja e Putin, Lyudmila Ocheretnaya, prej së cilës u divorcua në vitin 2014.

Vajzat janë fotografuar herë në bibliotekën e Kremlinit, herë në festat e ndryshme të organizuara në Moskë.

Sot, Maria 35 vjeçe ka një karrierë në kërkimet mjekësore dhe është martuar me një biznesmen gjerman dhe janë prindër tashmë, duke e bërë Putinin gjysh për herë të parë.

Ndërsa Katerina, 33 vjeçe, nga një balerinë, ka themeluar Agjencinë Artificiale Ruse. Ajo është diplomuar në Universitetin Shtetëror të Moskës pasi përfundoi studimet në ndihmë të kozmonautëve dhe pilotëve, për tu orientuar vetveten kur janë në kushte të vështira.

Më herët ishte e martuar me miliarderin më të ri të Rusisë, Kirill Shamalov nga i cili u divorcua shpejt. Vajzat e Putin asnjëherë nuk janë konsideruar si “yje” të Moskës apo si vajzat e Putin, dhe ende sot në moshë madhore, Maria dhe Katerina nuk janë as biznesmene dhe as të përfshira në politikë./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Presidenti Begaj sot në Kosovë, takim ‘kokë më kokë’ me Osmanin!

Presidenti Bajram Begaj ndodhet në Kosovë, me ftesë të presidentes Vjosa Osmani. Begaj u nis drejt Kosovës pasditen e...

Panik në një plazh/ Droni në det tmerron pushuesit, menduan se fluturoi nga Irani

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme shtojnë shqetësimet e të gjithëve. Të prekur nga ngjarjet, disa plazhistë në një plazh të Heraklionit kur...

Largoni stresin! 4 përfitimet e meditimit në lëvizje dhe si ta bëni

A ju duket sfidues meditimi? A është e vështirë për ju qëndrimi ulur gjatë meditimit? Atëherë do të ishit mëse të lumtur të dinit...

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

Sot, më 15 prill 2024, dollari amerikan, blihet me 94.6 lekë dhe shitet me 95.5 lekë. Euro, blihet me 101 lekë dhe shitet 101.7 lekë. Franga...

Jemi në epokën e artë të eksplorimit të mbytjeve detare

Thatësira, ngjarjet ekstreme të motit, ndryshimet klimatike dhe përdorimi i teknologjive gjithnjë e më të avancuara po sjellin në sipërfaqe rrënojat e fundosura shekuj...

Lajme të tjera

Web TV