Pas skandalit të publikuar nga “FJALA”, studentët nënshkruajnë peticionin për diplomat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studentët e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës ka firmosur sot një peticion drejtuar Rektoratit dhe FE për tërheqjen e diplomave.

150 studentë kanë firmosur peticionin për tërheqjen e diplomave të masterit, pasi 315 prej tyre nuk i kanë marrë ende.

Bëhet fjalë për skandalin që zbuloi gazeta “Fjala” ditën e djeshme ku thuhej se 315 studentë të vitit 2017- 2019 nuk marrin dot ende diplomat. Shkak për këtë ishte fakti se Rektorati i ka kthyer mbrapsht ndërkohë FE në 2017 kur janë regjistruar studentët në fjalë nuk i ka përcjellë listat.

Vetë studentët kanë kërkuar zgjidhje ose kanë thënë se do i drejtohen Gjykatës.

‘’Në çdo rast nuk kemi pasur zgjidhje. Ajo që kërkojmë, ja kërkojmë Rektoratit është që të na vendosë në dispozicion dokumentacionin.

Çështja çalon këtu pra, në 2017 kur janë regjistruar në FE, FE duhet t’i përcillte listën Rektoratit. Nuk ia ka përcjellë Rektoratit por Qendra e Shërbimeve Arsimore. Gjithsesi kjo e fundit ia ka dhënë, Universiteti i Tiranës.

Pra studentët kanë numra matrikullimi, nota. Dje morëm vesh se Rektorati ka kthyer diplomat dhe zgjidhja është shumë e thjeshtë. Ka studentë këtu me kredi dhe me halle dhe duan vetëm diplomat. Të pajisen me diploma para se t’i drejtohemi Gjykatës. ‘’- tha një prej studentëve.

Ndërsa Drejtori i kurrikulës në UT, Albano Zhapaj theksoi se një shkresë i është dërguar edhe Ministrisë së Arsimit, e cila sipas tij ka zgjidhjen në dorë, por një zgjidhje është edhe që sot dekani i FE, Dhori Kule t’i dërgojë listat e studentëve tek Rektorati sot.

‘’Unë po i dorëzoj avokatit të studentëve, një kërkesë Ministrisë së Arsimit që është hartuese e udhëzimit. Ministria e Arsimit ka zgjidhjen në dorë. Ka dy zgjidhje. Në rast se sot dekani i FE dërgon listat e studentëve atëherë zgjidhja është e menjëhershme.’’- u shpreh Albano Zhapaj.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

“Para të gjithëve kam motrën”, Rozana Radi demaskon Olta Gixharin (VIDEO)

Prime i mbrëmshëm i Big Brother Vip Albania 4 riktheu Olta Gixharin në shtëpi, për të surprizuar motrën e...

84 vite të MARTUAR, çifti thyen REKORD botëror!

Një çift brazilian, dasma e të cilit ishte në vitin 1940, zyrtarisht mori rekordin botëror Guinness për martesën më të gjatë për një çift...

Çfarë të konsumoni në mëngjes nëse dëshironi të bini nga pesha?

Për ata që synojnë të humbin peshë, vaktet e mëngjesit luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e menaxhimit të peshës. Hulumtimet kanë treguar se...

Manjani kritika SPAK: Arrestimi i Veliajt mbi hamendësime prokurorësh dhe hakmarrje

Nga Ylli Manjani Disa konstatime nga debati i "drejtësisë popullore" mbi rastin Veliaj. Dua të them se këto vëzhgimeve  i takojnë publikut, interesit të tij dhe...

Rritet numri i kërkesave nga emigrantët për të votuar në zgjedhje, ja sa janë regjistruar

Ka shkuar në 134,787 numri i emigrantëve të regjistruar dhe me të drejtë për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Sipas shifrave të...

Lajme të tjera

Web TV