Studiuesit britanikë kanë deklaruar së fundmi se imunizimi ndaj Covid-19 mund të jetë më i efektshëm nëse bëhet përmes një spraji nazal vë vend të injeksionit.
Shkenctarët e Universitetit të Oksfordit dhe Imperial College London të cilët aktualisht janë në fazën e provës te njerëzit për vaksinën e re, kanë deklaruar se këtë herë do të provojnë një valë të dytë testesh e cila do të jetë me sprajin nazal.
Për momentin, shumica e vaksinave realizohen me injeksione konvencionale intramuskulare. Arsyeja është se kjo rrugë konsiderohet më e lehtë dhe më e shpejtë për të parë rezultatin, por është shtuar ndjeshëm interesi për një vaksinë në formën e sprajit nazal.
Aktualisht në botë po testohen rreth 120 vaksina kundër Covid19. Në Gjermani kompania Curevac nga Tybingeni ka filluar fazën e parë të testimit të një vaksine. Qeveria gjermane investoi tek kjo kompani 300 milion euro, pasi qeveria amerikane kishte treguar gjithashtu interes për Curevac.
“Duke pasur parasysh numrin e madh të projekteve për zhvillimin e një vaksine në vende dhe kontinente të ndryshme, ne nuk presim konflikte globale për shpërndarjen e saj,” tha Han Steutel, Presidenti i Shoqatës së Kërkimit të Kompanive Farmaceutike në Gjermani (vfa) për DW. “Ne mendojmë se vaksinimet mund të fillojnë pak a shumë në të njëjtën kohë në disa vende,” u shpreh ai./Re.Gu/Fjala.al