Aleksandër Vuçiç, Presidenti serb ka qenë sot pjesë e paradës ushtarake që po zhvillohet në Moskë, me rastin e 75-vjetorit të fitores ndaj fashizmit në Luftën e Dytë Botërore.
Ai ësht pritur nga Presidenti rus Vladimir Putin me të cilin zhvilloi edhe një takim. Presidenti Vuçiç vuri në dukje se anëtarët e Ushtrisë Serbe gjithashtu do të marrin pjesë në paradë.
“Ne do të jemi krenarë kur djemtë me flamurin serb të marshojnë në Moskë.”- u shpreh Vuçiç.
Vuçiç u shoqërua nga Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin, i cili u shpreh se anëtarët Gardës së Ushtrisë serbe do të tregojnë se si duken pasardhësit e fituesve të Luftës së Dytë Botërore, ata do të demonstrojnë se serbët janë një popull që e vlerësojnë lirinë mbi të gjitha , kanë qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë, si dhe janë prej kohësh një popull që zgjedhin lirinë dhe fitoren. Ka.li/fjala.al